Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rama ndryshon rregullat para protestës kombëtare, faturën e dëmeve do ta paguajnë edhe organizatorët VIDEO/ Prokuroria jep detaje për sekuestrimin e 136 kg drogë që u trafikua nga Shqipëria. Zbulohet destinac... Banorët e lagjes "18 Shtatori" në Gjirokastër denoncojnë zhurmën nga lokalet: Kërkojnë ndërhyrjen e policis... 28 Nëntori hyn në kalendarin zyrtar të New York-ut! Dita e Pavarësisë së Shqipërisë do të përkujtohet çdo v... Reshjet e shiut përmbytin disa zona në Elbasan, nën ujë toka bujqësore dhe fusha e futbollit në Librazhd E rëndë në Shijak! 21-vjeçari gjendet i pajetë në një poligon, dyshohet se… Takimet e kreut të PD/ Foltorja e Ripërtëritjes sot në Kamëz Miliona euro nga UEFA! Konfirmohet shifra e plotë që Egnatia ka arkëtuar deri tani, ia kalon Skënderbeut VIDEO/ Telefonata për Ditën e Falenderimeve, moment i sikletshëm i Trump dhe Melanias me ushtarët jashtë ve... Depozita 5-tonëshe bie nga tarraca e pallatit 8-katësh në Fier! Shpëtojnë kalimtarët “Të japim noj lek ta heqim nga SPAK-u”/ Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, zbardhen bisedat në Sky ECC, GJK... “Është targa e makinës së kushëririt tonë, kryeministrit”, Saimir Tahiri publikon përgjimet: Sa mirë më nji...
POLITIKE

Teliti: 40 mijë patronazhistë sigurojnë pagën 800 mijë lekë çdo muaj! Pensionistët 1 kaush fara në 2 ditë

P
Piranjat27 November 2026, 18:51 · 2 min lexim
Teliti: 40 mijë patronazhistë sigurojnë pagën 800 mijë

Eksperti i ekonomisë në Partinë Demokratike, Dorian Teliti, ka ironizuar buxhetin e vitit 2027, duke vënë në kontrast fondet e parashikuara për administratën dhe patronazhistët me trajtimin financiar të pensionistëve.

Përmes një reagimi në Facebook, Teliti pretendon se rreth 40 mijë patronazhistë sigurojnë mesatarisht 800 mijë lekë në muaj, ndërsa pensionistëve u takojnë vetëm 300 lekë të vjetra në ditë si bonus mesatar.

Me ironi, Teliti u shprehet pensionistëve se me bonusin e përditshëm mund të blejnë një kaush fara të pjekura çdo dy ditë, ndërsa për patronazhistët thotë se pagat janë të garantuara edhe për vitin e ardhshëm, përfshirë muajt e fushatës.

Ai e mbyll reagimin duke ironizuar buxhetin mbi 10 miliardë euro të qeverisë Rama.

Teliti: Shpejtë e shpjetë dy lajme të mira. Lajmi i parë i mirë është për 40 mijë patronazhistët, çuna u siguruar pagat tuaja edhe për vitin e ardhshëm, 800 mijë lekë mesatarisht çdo muaj edhe gjatë muajve të fushatës, ndaj jepini gaz. Dhe lajmi i dytë i shkëlqyer është për pensionistët. 300 lekë të vjetra në ditë bonusi mesatar për pensionistët shqiptarë. Pra të dashur pensionistë, çdo dy ditë mund të blini një kaush fara të pjekura me kripë. Të na rrojë dhe ta gëzojmë buxhetin madhështor 2027, buxheti prej mbi 10 miliardë eurosh.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.