Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rezerva ushqimore dhe uji për të paktën 72 orë! Kanadaja u bën thirrje qytetarëve të përgatiten për emergje... Kremlini zbulon temat e bisedimeve me Kievin në Abu Dhabi, Peskov: Garancitë e sigurisë për Rusinë dhe Ukra... EMRAT/ Dhunuan punonjësin dhe grabitën xhiron e karburantit në Klos, arrestohen dy të rinjtë Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e naftës dhe benzinës, ja sa do të shiten nga sot Virozat mbushin Pediatrinë e Elbasanit, mbi 100 fëmijë paraqiten në 24 orë Vrasja e të riut nga Barleta zbardh skemën, Kepi: Miliona euro të trafikut të drogës pastrohen ne Shqipëri... Berisha njofton sërish protestë të shtunën: Në 12:00 te Kryeministria! Media franceze: Rinia ka vënë nën presion pushtetin e Ramës! Sulm kibernetik në Francë, hakerët ndërhyjnë në sistemin e ftohjes së rezervave të gjakut, temperatura arri... Deputeti iranian kërcënon Evropën: Raketat tona mund të godasin “zemrën” e saj nëse SHBA përdor bazat atje... Tinder si karrem për grabitje, zbulohet skema e pazakontë e grupit kriminal në Turqi Çfarë do të thotë humbja e Trump për Europën dhe tregjet globale
POLITIKE

Tabaku përplaset me mazhorancën në Komision: Pa diskutuar dhunën ndaj protestuesve, nuk vijojmë me buxhetin 2027

Debatet për dhunën e ushtruar gjatë protestave të fundit kanë shoqëruar mbledhjen e Komisionit për të Drejtat e Njeriut

P
Piranjat 4 November 2026, 11:04 · 2 min lexim
Tabaku përplaset me mazhorancën në Komision: Pa diskutuar

Debatet për dhunën e ushtruar gjatë protestave të fundit kanë shoqëruar mbledhjen e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, këtë të mërkurë.

Kryetarja e komisionit, Jorida Tabaku, kërkoi që përpara diskutimit të projektbuxhetit 2027 të trajtoheshin çështjet që lidhen me dhunën ndaj protestuesve, ndërsa deputetët e mazhorancës kërkuan vijimin e punës me rendin e ditës.

Në nisje të diskutimeve, Tabaku ngriti shqetësimin për mungesën e përfaqësuesve të qeverisë në komision, duke përmendur Gogun dhe Ministrin e Brendshëm, të cilin tha se e kishte kërkuar për të raportuar.

“Ky komision nuk mund të funksionojë jashtë realitetit. Gogu sot nuk është paraqitur në Komision. Kam kërkuar edhe Ministrin e Brendshëm dhe nuk ka ardhur. Kemi pasur dhunë ndaj qytetarëve, por edhe gazetarëve. Nuk mund të sillemi sikur nuk ka ndodhur asgjë. Kisha shpresuar që ta shihnim protestën si kambanë alarmi”, deklaroi Jorida Tabaku.

Tabaku këmbënguli se përpara shqyrtimit të projektbuxhetit duhej të diskutoheshin çështjet që lidhen me të drejtat e njeriut dhe dhunën gjatë protestave. Ajo deklaroi se nuk do të merrte pjesë në diskutimet e tjera nëse këto shqetësime nuk trajtoheshin.

“Para se të diskutojmë buxhetin, duhet të diskutojmë për këto të drejta të njeriut. Ju nuk flisni për dhunën e ushtruar nga shteti dhe më kërkoni llogari për veprimet e PD. Nuk ndodhemi këtu prej PD. Përderisa nuk diskutohen këto çështje, nuk marr pjesë në diskutime të tjera”, deklaroi kryetarja e komisionit.

Në rendin e ditës së Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik ishin parashikuar miratimi i projekt-kalendarit të Buxhetit 2027, shqyrtimi dhe miratimi në parim i projektligjit “Për Buxhetin e vitit 2027”, me relatore Etleva Budinin, si dhe zhvillimi i një seance dëgjimore me Ministrinë e Drejtësisë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.