Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Buxheticidi! Laboratorët pa mjekë të specializuar/ Pas denoncimit të Piranjave, Ministria ndryshon rregulloren Kërkesë kundër ekstradimit/ Gjykata Supreme e Brazilit vendos për narko-trafikantin Ervin Mata Berisha: Protestat e qershorit, uragani më i fuqishëm i lirisë së shqiptarëve! Studentët e rinia, të gatshë... EMRI/ Dhunoi policin dhe gëlltiti kokainën, kush është 40-vjeçari shqiptar që përfundoi në gjendje të rëndë... Nis protesta e 174 kundër qeverisë para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me policinë Merret vendimi për kryebashkiakun, Erion Veliaj do t’i nënshtrohet operacionit më 23 nëntor, Drejtoria e Bu... Gjeti 12 mijë euro në koshin e plehrave dhe i dorëzoi në polici, ndershmëria i siguron punë të përhershme n... Kishte shkuar për azil, 28-vjeçari shqiptar humb jetën në kampin e refugjatëve në Berlin VIDEO/ Qielli i Kievit në flakë, del momenti kur mbrojtja ukrainase rrëzon dronin rus gjatë sulmit masiv të... Arrestohen tre persona në Durrës, njëri prej tyre grabiti taksistin, dy të tjerët kapen me kanabis në port... Jennifer Lopez flet për jetën si beqare pas divorcit nga Ben Affleck: S’kam nevojë për një lidhje, jam e lu...
AKTUALITET

Berisha: Ramën s’do na e largojnë të huajt! Mos prisni gjë as nga SPAK-u i PS-së

Kryedemokrati Sali Berisha bëri thirrje për bashkim të të gjithë faktorëve në vend që duan largimin e Edi Ramës. Në

P
Piranjat20 November 2026, 21:30 · 6 min lexim
Berisha: Ramën s’do na e largojnë të huajt! Mos prisni

 

Kryedemokrati Sali Berisha bëri thirrje për bashkim të të gjithë faktorëve në vend që duan largimin e Edi Ramës.

Në fjalën e tij në Ripërtëritjen e Tiranës ai tha se shqiptrarët nuk duhet të presin që narkoqeveria Rama të largohet nga ndërhyrje te huaja.

Berisha nuk i kurseu kritikat ndaj SPAK-ut, teksa tha se nuk pret asgjë prej tij.

“Po u mbyllën masivisht ndërmarrjet. Prodhon Shqipëria. Shqipëria është një vend i bekuar me rezerva shumë të mëdha, po eksportet u shkatërruan sepse euro, me të cilën bëjnë tregti, dollari, me të cilin bëjnë tregti në këtë vend, u zhvlerësuan 35, 33 për qind, më shumë se në çdo vend tjetër të planetit.

Dy herë më shumë, tre herë më shumë se në çdo vend tjetër të planetit. Iku prodhimi. Me radhë, dhe ikën shqiptarët, dhe ikën shqiptarët. Ndaj dhe në këto kushte, detyra e Partisë Demokratike, detyra e çdo shqiptari është të bëjë gjithçka për bashkimin në një front sa më të gjerë kundër të keqes më të madhe që ka emrin Edi Rama dhe narkoshteti i tij.

Nuk duhet të presim dhe të mendojmë se Edi Rama do të largohet nga ndërhyrjet e huaja. Jo! Nuk duhet të presim dhe të mendojmë se Edi Ramën do ta arrestojë SPAK-u i partisë. Harrojeni! Nuk duhet të presim dhe të mendojmë se Edi Ramën do ta rrëzojnë deputetët apo drejtuesit e tij. Jo, nuk ndodh. Atëherë, Edi Rama është buzë varrit dhe ne duhet t’i japim shtytjen e fundit në banesën e turpit të historisë. Dhe kjo kërkon të bashkohemi.

Të bashkohemi jo më në aleancat konvencionale që i njohim të gjithë. Jo. Të bashkohemi me të gjithë ata të cilët janë me ne ose kundër nesh, por që, si shqiptarë të vërtetë, konsiderojnë Edi Ramën të keqen më të madhe për foshnjën e këtij kombi, për farën e këtij kombi, për të sotmen dhe të ardhmen e këtij kombi.

Ndaj dhe… pra, ky është një lloj bashkimi tjetër, tjetër. Por ky bashkim, ky bashkim nuk është pjellë e jona. Jo. Këtë bashkim e bënë shqiptarët në qershor. Ju them unë aty, juve. Javën e parë të qershorit në protestë kishte shumë demokratë, por kishte më shumë socialistë. Pastaj u bënë më shumë demokratë, por kishte gjithnjë dhe socialistë. E bënë shqiptarët, u bashkuan kundër të keqes më të madhe.

Dhe ne duhet të bashkohemi kundër të keqes më të madhe. Ndaj dhe unë jam këtu për t’ju ftuar juve, për të ftuar çdo demokrat dhe demokrate që në këtë mision, në këtë përpjekje të japë çdo kontribut të mundshëm për këtë bashkim.

Ndaj dhe unë ftoj sot këtu të gjitha forcat politike, edhe ato që në program janë anti-Parti Demokratike. Mbaje programin si të duash, nuk kërkoj ndryshimin, por ama nuk mund të mohosh se rreziku madhor i kombit, rreziku ekzistencial i kombit është partia e krimit dhe Edi Rama. Ndaj, hajde të bashkohemi njëherë.

Po pse të bashkohemi? T’i heqim mënjanë dhe të votojmë si qytetarë të lirë. Dhe në qoftë se alternativa jote kundër Partisë Demokratike fiton vota nga qytetarët e lirë, ne respektojmë vullnetin e tyre, sikundër edhe ti. Po qe se alternativa e Partisë Demokratike merr kuotimin më të mirë, ti do të respektosh vullnetin.

U bëj thirrje, thashë, partive të tjera: të bashkohemi në këtë front, se përndryshe, përndryshe, secili merr një përgjegjësi të tmerrshme historike. Pa dashje shndërrohet në një lloj paterice të kujt? Të regjimit që i ka sallat plot me narkoeuro për t’u bërë gjëmën shqiptarëve.

Prandaj rrini larg, bashkohuni aktivistëve të cilët pesë muaj rresht, si me çelës, duke bërtitur ‘Rama ik, Berisha ik’, bashkohuni, se përndryshe kontributin tuaj ua merr lumi. Mbajeni ju thirrjen tuaj, por bashkohuni. Nuk dua që kontributi juaj të… sepse ju dhatë kontribut, pavarësisht se nuk po ndalem, do të bëni vetë analizat.

Por bashkimi është sepse nuk mund të vazhdohet me idenë e asaj që nuk është. Në çdo betejë, në çdo betejë, në çdo betejë je i detyruar të shohësh fushën, je i detyruar të bësh rigrupimin për të ndërmarrë sulmin tjetër. Dhe ky sulm duhet të jetë bashkimi, bashkimi dhe vetëm bashkimi”, tha ai.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.