Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Një histori mbijetese që preku gjithë shqiptarët/ Rrëfimi ekskluziv i Alvin Berishës Një jetë mes torturave, burgut dhe dinjitetit/ “Piranjat” risjellin intervistën e rrallë me Gjergj Hanin, t... A do të ma hapni derën? Dramë familjare në Vlorë/ Dy motra të mitura jashtë çdo kontrolli, babai kërkon ndihmën e Piranjave Djali poshtë maskës 1700 euro për një pasaportë false/ Si u asgjësua rrjeti që premtonte Europën online? Nga shënimet te denoncimi për të birin në vitin 2024/ Si arriti policia greke te Odise Dhima Kërkesat e "pamundura" të Rusisë për paqe: Të dalë Finlanda nga NATO dhe të mbajë gjithë territoret e pusht... Brukseli ngre alarmin për korrupsionin dhe polarizimin politik në Shqipëri Berisha nga Kukësi: Studentët dhe gjimnazistët i dhanë Edi Ramës vdekjen politike pa apel Nga TikTok-u te tregu amerikan i kokainës! Ish-oficeri britanik ngre alarmin: Bandat shqiptare zgjerojnë pe... Sky News: Si kanë ndryshuar grupet kriminale shqiptare tregtinë e kokainës në Britani
BOTA

Detajet tronditëse/ Në vitin 2024 denoncoi zhdukjen e bashkëshortit, 60-vjeçarja arrestohet së bashku me djalin për vrasje

P
Piranjat30 September 2026, 18:51 · 4 min lexim
Detajet tronditëse/ Në vitin 2024 denoncoi zhdukjen e

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Cutron, në provincën e Krotones, në Kalabri. Një 60-vjeçare dhe djali i saj 28-vjeçar janë arrestuar me dyshimin se kanë vrarë kryefamiljarin, 69-vjeçarin Salvatore Giglio.

Gruaja kishte denoncuar në shtator të vitit 2024 zhdukjen e bashkëshortit, por vetëm shtatë ditë pasi ai ishte parë për herë të fundit. Sipas hetimeve të autoriteteve italiane, vrasja dyshohet se ka ndodhur më 21 shtator 2024, pikërisht në ditën që gruaja kishte deklaruar si datën e zhdukjes së tij. Nëna dhe djali akuzohen gjithashtu për fshehje të kufomës. Sipas hetuesve, trupi dyshohet se është hedhur në lumin Tacina, por deri tani nuk është gjetur.

Hetimi drejtohet nga Prokuroria e Krotones. Me kërkesë të prokurorisë, gjykatësi i hetimeve paraprake ka caktuar masën e paraburgimit në burg për të dy të dyshuarit. Sipas rindërtimit të hetuesve dhe prokurorisë, Salvatore Giglio dyshohet se është vrarë për motive ekonomike. Në vendimin e gjykatës thuhet se qëllimi do të kishte qenë eliminimi i një personi të konsideruar “të bezdisshëm”, me të cilin të dy të arrestuarit kishin një konflikt të thellë dhe i cili po shiste pasuritë e tij të paluajtshme.

Hetuesit pretendojnë se nëna dhe djali më pas janë përpjekur të devijojnë hetimin. Mes veprimeve të dyshuara janë raportuar vonesa në denoncimin e zhdukjes, marrëveshje për versionet që do t’u jepnin autoriteteve, blerja e disa litrave zbardhues për pastrimin e vendit ku dyshohet se ndodhi krimi dhe dhënia e deklaratave kontradiktore.

Karabinierët e RIS-it dhe njësia e zhytësve nga Messina kanë kryer kontrolle dhe kërkime për gjetjen e trupit, por deri tani pa rezultat.Gjatë marrjes në pyetje, 60-vjeçarja ka dhënë një tjetër version mbi marrëdhëniet familjare. Ajo e ka përshkruar situatën në familje si të padurueshme dhe bashkëshortin si një person tepër autoritar. Sipas deklarimeve të saj, të cilat duhet të verifikohen në kuadër të hetimit, ajo kishte përjetuar ndër vite episode të rënda të dhunës në familje që nuk i kishte denoncuar. Mes episodeve të përmendura prej saj janë edhe pretendimet se burri e kishte lidhur në një karrige dhe i kishte shkaktuar goditje elektrike duke përdorur kabllot e baterisë së makinës, madje edhe gjatë një shtatzënie.

Megjithatë, autoritetet gjyqësore kanë vlerësuar se provat e mbledhura deri tani justifikojnë masën e paraburgimit.Sipas akuzës, gruaja kishte kërkuar disa herë në “Google” informacione mbi “teknikat më efektive të marrjes në pyetje” dhe metodën e njohur si “polici i mirë, polici i keq”.Ndërkohë, sipas hetuesve, djali i kishte këshilluar nënën gjatë marrjes në pyetje: “Kur nuk di çfarë të përgjigjesh, nuk përgjigjesh… thua ‘nuk më kujtohet’… kaq”.

Hetimet vijojnë, ndërsa trupi i Salvatore Giglios ende nuk është gjetur. Të gjitha akuzat ndaj nënës dhe djalit mbeten pjesë e hetimit dhe do të duhet të vërtetohen gjatë procesit gjyqësor.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.