
Si do të dukej tregu i punës në Gjermani nëse emigrantët do të largoheshin? Përgjigja është e thjeshtë: nëse s’do të ishin emigrantët një ndër katër vende pune do të mbetej bosh. Herbert Brücker, ekspert ekonomie, thotë: “Kjo do të ishte një katastrofë. 60% e rritjes ekonomike në dekadën e fundit mund t’u atribuohet emigrantëve.”
Punëtorët e huaj plotësojnë mungesat në sektorë me rëndësi jetike si transporti dhe mjekësia. Këto janë vendet e punës që Gjermania e ka të vështirë t’i plotësojë. “Në sektorët me rëndësi për sistemin shoqëror, pagat janë relativisht të ulëta, por këta sektorë janë jashtëzakonisht të rëndësishëm për ekonominë tonë.” – thotë Brücker.
Industria e hoteleri-turizmit do të goditej më rëndë nga të tjerat. Edhe sa i përket sektorit të logjistikës, pothuajse gjysma e shoferëve të transportit të mallrave në Gjermani kanë prejardhje migracioni. Ashtu siç ndodh me më shumë se gjysmën e vendeve të punës në sektorin e ndërtimit. Herbert Brücker thotë se “nëse nuk ka njerëz në logjistikë, asgjë nuk do të funksionojë.”
Në të gjithë Gjermaninë, 27% e të punësuarve kanë prejardhje migracioni, që do të thotë se ata vetë, ose të dy prindërit e tyre kanë emigruar në Gjermani pas vitit 1950. Pa ata një nga katër vende pune do të mbetej bosh. Dhe fuqia punëtore e Gjermanisë po tkurret. Sot në tregun gjerman të punës punojnë rreth 45,4 milionë vetë.
Nëse gjatë viteve të ardhshme s’do të vinin punëtorë të huaj, kjo shifër deri në vitin 2040 do të binte me 10%, në 41,9 milionë vetë.
Plakja e popullsisë dhe pensionet
Dhe në Gjermani pritet që një valë fuqie punëtore do të dalë në pension. Sipas përllogaritjeve deri në vitin 2040, do të arrijnë moshën e pensionit 13,3 milionë vetë.
“Për ta kompensuar këtë, nevojitet një ofertë në rritje për fuqi punëtore në Gjermani. Unë do të preferoja një migrim neto prej 500.000 vetësh në vit. Për momentin, shifra është midis 235.000 dhe 250.000.” – thotë eksperti i ekonomisë Herbert Brücker.
Ekziston gjithashtu çështja se si të sigurohet vazhdimësia e ardhjes së emigrantëve, ndërkohë që studimet paralajmërojnë se politikat më të rrepta të migracionit i dekurajojnë punëtorët e huaj.
“Sipas vlerësimit tim të bazuar në fakte, ne do t’i ndryshojmë rregullat, sepse jemi të detyruar ta bëjmë këtë. Kur një e treta e fuqisë suaj punëtore përbëhet nga emigrantë, pa ta nuk mund të vazhdohet.” thotë Herbert Brücker. /DW
Artikuj te sugjeruar
BOTA
6 Tetor08:46
Rusia në alarm, Sobyanin: Gati 10 mijë dronë fluturuan drejt kryeqytetit rus në vetëm një muaj
Gati 10 mijë dronë kanë fluturuar drejt rajonit të Moskës në pak më shumë se një muaj, sipas të dhënave...
BOTA
6 Tetor08:40
Franca dhe Gjermania kërkojnë mburojë tregtare për BE-në
Franca dhe Gjermania i kanë propozuar Bashkimit Evropian krijimin e një mekanizmi të ri për reagim të shpejtë ndaj vendeve q&eum...
BOTA
6 Tetor07:36
Trump miraton ekzekutimin me pushkatim të ish-majorit të ushtrisë amerikane, i pari që nga Lufta e Dytë Botërore
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka dhënë dritën jeshile për ekzekutimin me pushkatim të Nidal Malik Hassan, ish-psikiatë...
BOTA
5 Tetor23:18
Vdekja e ‘fali’/ 50-vjeçarja ndihmoi stafin e ekzekutimit. Ja si e dëshironte fundin
Një shef burgu thuhet se mbikëqyri pesë ekzekutime “të dështuara” përpara se të jepte dorëheqjen pas injekti...
BOTA
5 Tetor22:23
Lufta me Iranin/ Trump mbledh në fshehtësi këshilltarët kryesorë
Këshilltarët kryesorë të sigurisë kombëtare të presidentit amerikan Donald Trump u mblodhën të premten në Camp...
BOTA
5 Tetor21:14
NATO strategji për të ndalur një sulm të mundshëm rus
Komandanti më i lartë ushtarak i NATO-s në Evropë po përgatit një strategji për të zmbrapsur me shpejtësi një ...
BOTA
5 Tetor20:53
Zgjedhjet në Bosnje dhe Hercegovinë, Dodik shpall fitoren në entitetin serb
Partia e Millorad Dodikut shpalli fitoren në zgjedhjet në Republikën Sërpska, entitetin serb të Bosnje dhe Hercegovinës. Fitore sh...
BOTA
5 Tetor20:39
Goditi 76 herë me thikë ish-të dashurën 23 vite më të re, autori flet për herë të parë. Hyri në banesë me kopjet e çelësave
“E di që falja nuk mund të kërkohet me detyrim. E kuptoj peshën e veprimeve të mia dhe kujtimi i Pamelës do të mbetet i...
BOTA
5 Tetor20:29
Zgjedhjet në Brazil/ Flavio Bolsonaro dhe Lula da Silva në balotazh, senatori i djathtë kryeson raundin e parë
Senatori Flavio Bolsonaro ka dalë i pari në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Brazil, duke marrë 47.03% të votave...