Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Shembja e banesave me banorët brenda/ Bashkia Rrogozhinë zgjohet pas ndërhyrjes së Piranjave “Bëhu e imja vetëm një herë”/ Një miqësi që u kthye në përndjekje dhe shantazh Dramë familjare në Vlorë/ Dy motra të mitura jashtë kontrollit, dyshime për ngacmim nga të rriturit Artistët e “atyre” dhe të “këtyre” Shqipëria, portë e hapur pa asnjë kontroll / Emigrantët nga Lindja shtojnë radhët e kriminalitetit Buxheticidi! Laboratorët pa mjekë të specializuar/ Pas denoncimit të Piranjave, Ministria ndryshon rregulloren Kërkesë kundër ekstradimit/ Gjykata Supreme e Brazilit vendos për narko-trafikantin Ervin Mata Berisha: Protestat e qershorit, uragani më i fuqishëm i lirisë së shqiptarëve! Studentët e rinia, të gatshë... EMRI/ Dhunoi policin dhe gëlltiti kokainën, kush është 40-vjeçari shqiptar që përfundoi në gjendje të rëndë... Nis protesta e 174 kundër qeverisë para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me policinë Merret vendimi për kryebashkiakun, Erion Veliaj do t’i nënshtrohet operacionit më 23 nëntor, Drejtoria e Bu...
BOTA

“Unë jam Giorgia”/ Meloni regjistron zërin për t’u mbrojtur nga deepfake-t e Inteligjenca Artificiale

P
Piranjat 6 October 2026, 19:28 · 2 min lexim
“Unë jam Giorgia”/ Meloni regjistron zërin për

“Deepfake-et janë një mjet i rrezikshëm, sepse mund të mashtrojnë, manipulojnë dhe godasin këdo. Unë mund të mbrohem. Shumë të tjerë jo”, paralajmëronte Giorgia Meloni majin e kaluar, pasi një fotografi e manipuluar e saj, ku shfaqej me të brendshme, u përdor në rrjetet sociale për ta diskredituar.

Tani kryeministrja italiane ka ndërmarrë një hap konkret: Meloni ka depozituar timbrin e saj vokal pranë Zyrës së Bashkimit Europian për Pronësinë Intelektuale, EUIPO, siç konfirmoi Palazzo Chigi.

Regjistrimi i një marke zanore ose vokale garanton të drejtën ekskluzive të përdorimit të një zëri të caktuar në të 27 vendet e BE-së. Synimi është të parandalohet përdorimi mashtrues i zërit të Melonit, i falsifikuar përmes Inteligjencës Artificiale, për qëllime ekonomike, politike apo diplomatike.

Meloni është bërë disa herë objekt i manipulimeve dixhitale. Pesë vjet më parë, fytyra e saj u përdor në një video pornografike, ndërsa korrikun e kaluar një video e manipuluar me AI e paraqiste si figurë të Romës së lashtë, me liderët e opozitës që u hidheshin luanëve. Italia ndërkohë ka forcuar edhe legjislacionin kundër abuzimeve me Inteligjencën Artificiale.

Ligji kuadër i miratuar në vitin 2025 e bën penalisht të dënueshme shpërndarjen mashtruese të përmbajtjeve deepfake dhe përdorimin e AI-së që cenon sigurinë apo integritetin e personave.

Për manipulimin e përmbajtjeve me Inteligjencë Artificiale, duke shtrembëruar realitetin dhe cenuar besimin e qytetarëve, parashikohen dënime nga një deri në pesë vjet burg.

Ndërkohë, në Parlament vijon shqyrtimi i një tjetër projektligji që synon mbrojtjen më të gjerë të identitetit personal përballë teknologjive të Inteligjencës Artificiale, me fokus të veçantë te deepfake-et.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.