Pamjet që ndezën rrjetin në Francë, policia dhe zjarrfikësit bashkohen me protestuesit

Protestat që kanë shpërthyer në disa qytete të Francës vijojnë të prodhojnë pamje të forta, ndërsa një video e publikuar në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendje të veçantë. Në pamje shihen zjarrfikës dhe forca të policisë, në një situatë që është interpretuar nga përdorues të shumtë si një moment solidariteti me qytetarët që protestojnë.
Krahas videos janë shpërndarë pretendime se efektivë të policisë dhe zjarrfikës kanë refuzuar të zbatojnë urdhrat dhe kanë vendosur të mos përballen me protestuesit. Madje, disa postime flasin për braktisje të detyrës dhe një qëndrim të forcave të rendit në krah të demonstruesve.
Megjithatë, këto pretendime nuk janë konfirmuar zyrtarisht. Deri në këtë fazë nuk ka të dhëna të verifikuara nga autoritetet franceze apo raportime të besueshme nga mediat kryesore ndërkombëtare që të dëshmojnë për një dorëzim masiv të efektivëve apo një refuzim të gjerë të urdhrave.
Ndërkohë, situata në Francë është përshkallëzuar ndjeshëm. Në disa zona janë regjistruar përleshje mes protestuesve dhe policisë, ndërsa bilanci i të arrestuarve dhe të plagosurve është rritur. Përballë tensioneve, organizata të të drejtave të njeriut kanë bërë thirrje për vetëpërmbajtje dhe kanë kërkuar që autoritetet të mos përdorin forcë të tepruar ndaj demonstruesve.
Lexo edhe
BOTA
Marrëveshje historike në Hollywood: “Paramount” përmbyll blerjen e “Warner Bros” për 110 miliardë dollarë!

“Unë jam Giorgia”/ Meloni regjistron zërin për t’u mbrojtur nga deepfake-t e Inteligjenca Artificiale

Lavrov: Rusia po monitoron përgatitjet e NATO-s për luftë

Bildt paralajmëron për rritje të tensioneve në Ballkan, në fokus zgjedhjet në Serbi

VIDEO/ Tmerr në Jemen! Ushtarët shtypin me makina rebelët Huthi

Sulmohen anijet pranë Bullgarisë, NATO në alarm: Akte të papranueshme, lufta po zgjerohet

Sulm me thikë në një shkollë në Stamboll! Një nxënës i vrarë dhe tetë të plagosur

Regjistrohet rasti i parë i Ebolës në Kenia, humb jetën një person i ardhur nga Kongoja





