Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Moti/ Alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës priten të jenë deri të dendura KLSH trondit Bashkinë Himarë: 22.6 miliardë lekë toka e troje pa inventar Bashkia Korçë, miliona euro detyrime dhe gjysma e investimeve të parealizuara Tabela/ Detyrimi i ri për taksën vjetore të makinave me naftë dhe benzinë rritje deri në 2.7 herë Horoskopi/ Kujdes! Situata mund t'ju dalë jashtë kontrollit. Ja çfarë paralajmërojnë yjet Kujtohet Albpetrol, urdhëron bllokimin e aksioneve të “Bankers”: Na ka detyrime pa paguar! Paralajmëron kallëzim ndaj Toni Gogut/ Avokati i Veliajt: Nuk kam frikë nga kërcënimet e Ramës EMRAT/ Tmerri i familjeve aziatike në Londër, dënohen ‘katër’ skifterët shqiptarë. Kush janë ata Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata?
KOSOVA

Costa: Ballkani Perëndimor drejt BE-së, Kosova ka mundësi të përshpejtojë rrugën drejt anëtarësimit

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka dhënë një mesazh të qartë për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se të ardhmen e rajonit e sheh brenda Bashkimit Evropian. Gjatë Samitit të Zgjerimit të BE-së 2026, Costa u shpreh se Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovina kanë ende hapësirë për të avancuar në procesin […]

P
Piranjat 3 November 2026, 22:35 · 2 min lexim
Costa: Ballkani Perëndimor drejt BE-së, Kosova ka mundësi të

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka dhënë një mesazh të qartë për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se të ardhmen e rajonit e sheh brenda Bashkimit Evropian. Gjatë Samitit të Zgjerimit të BE-së 2026, Costa u shpreh se Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovina kanë ende hapësirë për të avancuar në procesin e integrimit, përmes përshpejtimit të reformave të nevojshme.

Ai e cilësoi zgjerimin një investim strategjik për Evropën, jo vetëm në aspektin ekonomik, por edhe për sigurinë, demokracinë dhe stabilitetin e kontinentit. Sipas Costës, integrimi i vendeve të reja ndihmon në kapërcimin e ndarjeve historike dhe e forcon BE-në si një aktor me peshë në zhvillimet ndërkombëtare.

Kreu i Këshillit Evropian nënvizoi se rruga drejt anëtarësimit duhet të mbështetet në meritë dhe në përmbushjen e kritereve, ndërsa paralelisht edhe vetë Bashkimi Evropian duhet të përgatitet për zgjerimin e ardhshëm.

Costa bëri të ditur se çështja e integrimit të vendeve të rajonit do të jetë në fokus edhe të Samitit të katërt BE-Ballkani Perëndimor, që do të zhvillohet pas tri javësh. Ai përmendi gjithashtu Planin e Rritjes dhe nismat e tjera evropiane, të cilat synojnë të afrojnë ekonomikisht vendet e Ballkanit me tregun e përbashkët të BE-së.

 

Si hapa konkretë drejt këtij afrimi, ai renditi përfshirjen në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA), përmirësimin e pikave kufitare, zhvillimin e infrastrukturës së transportit, bashkëpunimin digjital dhe uljen e kostove të roamingut.

Duke folur për ecurinë e negociatave, Costa kujtoi se gjatë tetorit janë zhvilluar konferenca ndërqeveritare me Malin e Zi, Shqipërinë, Ukrainën dhe Moldavinë. Mali i Zi dhe Shqipëria kanë mbyllur përkohësisht kapituj të tjerë të negociatave, ndërsa Ukraina dhe Moldavia kanë avancuar me hapjen e grupkapitujve të rinj.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.