“Diçka është kalbur në shtetin shqiptar”/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në Frankfurt
Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta nga shqiptarët në Frankfurt të Gjermanisë, ku qytetarë të diasporës janë shfaqur me flamuj kombëtarë dhe pankarta me mesazhe kundër qeverisë shqiptare. “Diçka është kalbur në shtetin shqiptar”, është një prej mesazheve të shfaqura në pankartat e protestuesve, të cilët kanë zgjedhur të shprehin pakënaqësinë e tyre gjatë […]

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta nga shqiptarët në Frankfurt të Gjermanisë, ku qytetarë të diasporës janë shfaqur me flamuj kombëtarë dhe pankarta me mesazhe kundër qeverisë shqiptare.
“Diçka është kalbur në shtetin shqiptar”, është një prej mesazheve të shfaqura në pankartat e protestuesve, të cilët kanë zgjedhur të shprehin pakënaqësinë e tyre gjatë vizitës së kryeministrit në qytetin gjerman.
Në pankarta të tjera shkruhet “Shqipëria nuk është në shitje”, “Jo narkoshtetit” dhe “Interesi publik nuk është përfitim personal”.
Përmes këtyre mesazheve, pjesëmarrësit në protestë kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj mënyrës së qeverisjes në Shqipëri, duke ngritur shqetësime për korrupsionin, interesin publik dhe përdorimin e pushtetit.
Protesta në Frankfurt tregon se kundërshtimi ndaj kryeministrit Rama nuk kufizohet vetëm brenda Shqipërisë, por shprehet edhe nga pjesëtarë të diasporës shqiptare në Europë.
Tubimi zhvillohet në një kohë kur në Tiranë vijojnë protestat studentore dhe qytetare, gjatë të cilave kërkohet dorëheqja e kryeministrit.
Lexo edhe
POLITIKE
Berisha: Rama po ndjek hap pas hapi regjimin e Beogradit

BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ Nuk i organizon Rusia apo Irani, por reagim ndaj korrupsionit dhe keqqeverisjes

Prapaskenat në Bruksel/ Rama tentoi fshirjen e “paragrafit Balluku” nga raporti i BE-së

Mbrojtja e Ballukut, Parlamenti merr notë ngelëse në Bruksel





