Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
‘Lironi qyetarët, arrestoni Ramën’/ Protestuesit thirrje para Drejtorisë së Policisë së Tiranës pas arrest... “Diçka është kalbur në shtetin shqiptar”/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në ... BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ Nuk i organizon Rusia apo Irani, por reagim ndaj korrupsionit dhe keqq... Humbja katastrofike në zgjedhje/ Kë do të bëjë “kurban” Donald Trump? Emri që përflitet më së shumti ... Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit Prapaskenat në Bruksel/ Rama tentoi fshirjen e “paragrafit Balluku” nga raporti i BE-së Veliaj mesazh të fortë Ramës: Edhe në Spaç të më çosh, nuk shantazhohem, ke larguar socialistët dhe ke vënë... “Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Tensionet para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë furgonin e policisë, ef... Shpërthimi në pallatin 5-katësh në Elbasan, identifikohet viktima! Mister fati i 69-vjeçarit të mbetur mes ... Vrau babanë në bashkëpunim me nënën/ Kush është Gaz Fiku “Kjo është një katastrofë”/ Republikanët e zemëruar fajësojnë Trumpin për humbjen shkatërruese Kush janë katër shqiptarët në zgjedhjet amerikane, vetëm njëri është në avantazh
AKTUALITET

‘Lironi qyetarët, arrestoni Ramën’/ Protestuesit thirrje para Drejtorisë së Policisë së Tiranës pas arrestimeve

Me thirrjet: ‘Lironi qyetarët, arrestoni Ramën’, protestuesit janë zhvendosur përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës, pas arrestimeve të qytetarëve përpara...

P
Piranjat 4 November 2026, 20:21 · 3 min lexim
‘Lironi qyetarët, arrestoni Ramën’/ Protestuesit thirrje

Me thirrjet: ‘Lironi qyetarët, arrestoni Ramën’, protestuesit janë zhvendosur përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës, pas arrestimeve të qytetarëve përpara Kryeministrisë.

Qytetarët janë zhvendosur nga tubimi përpara godinës së qeverisë te Policia e Tiranës, ku kërkojnë lirimin e protestuesve.

Më herët pati momente kaotike dhe përplasje fizike mbrëmjen e kësaj të mërkure përpara Kryeministrisë, ku protestuesit janë përballur me ndërhyrjen e forcave të policisë, ndërsa disa vajza kanë përfunduar në ambulancë pas përdorimit të sprajit me piper nga ana e efektivëve.

Tensionet janë përshkallëzuar në momentin kur një grup vajzash, të ndihmuar nga djemtë kanë krijuar një “gardh” njerëzor përpara furgonit të policisë, duke tentuar të pengojnë largimin e tij dhe shoqërimin e dy protestuesve, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj.

Pavarësisht pranisë së qytetarëve përpara automjetit, furgoni ka vijuar lëvizjen, duke i shtyrë protestuesit që ndodheshin në rrugën e tij.

“Kriminelë!”, kanë qenë thirrjet e qytetarëve, të cilët kanë kundërshtuar veprimet e efektivëve.

Situata është tensionuar më tej, duke sjellë përplasje fizike mes protestuesve dhe forcave të rendit. Gjatë ndërhyrjes, efektivët kanë përdorur edhe spraj me piper, i cili ka shkaktuar shqetësime te disa prej pjesëmarrësve në tubim.

Disa vajza janë ndier keq si pasojë e ekspozimit ndaj sprajit dhe janë marrë nga shërbimi i ambulancës për të marrë ndihmë mjekësore.

Përplasjet vijnë pas shoqërimit të Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, të cilët, sipas informacioneve paraprake, refuzuan të merrnin fletët e gjobave të vendosura nga policia.

Në zonën përpara Kryeministrisë mbërritën edhe forcat “Shqiponja”, ndërsa ndërhyrja e policisë dhe përdorimi i sprajit me piper kanë shkaktuar tensione të vazhdueshme gjatë protestës.

Studentët dhe qytetarët ndodheshin prej disa orësh përpara godinës së qeverisë, ku kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Ende nuk ka një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit lidhur me përplasjet, përdorimin e sprajit me piper dhe incidentin me furgonin e policisë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.