Berisha: Rama po ndjek hap pas hapi regjimin e Beogradit

Sipas kreut të PD-së, pavarësisht kontrollit që, sipas tij, Rama dhe njerëzit pranë tij ushtrojnë mbi institucionet, themelet e pushtetit janë tronditur nga protestat e qytetarëve dhe qëndresa e opozitës.
“Ka një regjim në shkërmoqje në Europë që po ndjek hap pas hapi regjimin e Beogradit, dhe ky është regjimi i Tiranës”, deklaroi Berisha.
Ai u ndal edhe te protestat e zhvilluara kundër qeverisë, të cilat i cilësoi si më të mëdhatë në historinë e vendit. Berisha pretendoi se dhjetëra e qindra mijëra shqiptarë, nga brenda dhe jashtë vendit, kanë mbushur rrugët dhe sheshet e Tiranës kundër qeverisë së Ramës.
Në qëndrimin e tij, kreu i demokratëve akuzoi gjithashtu kryeministrin për vjedhjen e pasurisë publike, varfërimin e qytetarëve dhe krijimin e kushteve që, sipas tij, po nxisin largimin e shqiptarëve nga vendi.
Berisha vlerësoi edhe mbështetjen e aleatëve ndërkombëtarë, duke pretenduar se qëndrimet e tyre dhe rezolutat e organizatave politike ndërkombëtare kanë dëmtuar imazhin e qeverisë shqiptare.
Në përfundim, ai dënoi atë që e cilësoi si qëndrime autoritare dhe mafioze ndaj debatit publik dhe lirisë së shprehjes, duke e lidhur këtë me përpjekjet për të mbrojtur kryeministrin nga kritikat.
Lexo edhe
POLITIKE
BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ Nuk i organizon Rusia apo Irani, por reagim ndaj korrupsionit dhe keqqeverisjes

Prapaskenat në Bruksel/ Rama tentoi fshirjen e “paragrafit Balluku” nga raporti i BE-së

Mbrojtja e Ballukut, Parlamenti merr notë ngelëse në Bruksel

Veliaj mesazh të fortë Ramës: Edhe në Spaç të më çosh, nuk shantazhohem, ke larguar socialistët dhe ke vënë ministra palaço
Progres-Raporti i BE/ ‘Skandaloz për qeverisjen Rama’, Abilekaj: E nxin Shqipërinë në të gjitha parametrat

“Rama e bëri Shqipërinë me Regres Raport”, Belind Këlliçi: BE ngre alarmin për korrupsionin, tenderat dhe mbrojtjen e Ballukut

“Protesta do të vazhdojë”/ Marjana Koçeku: Rinia të bëhet gati të përfaqësohet në Kuvend!





