Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lobimet e politikës, Zvërneci e Kushner/ Kongresi do të hetojë çështjet që tronditën Shqipërinë As investimet e NATO-s nuk janë të sigurta në Shqipëri, intrigat e gjobës që njollosi bazën e Kuçovës Aksident zinxhir te mbikalimi i Selitës, përfshihen 5 automjete dhe paralizohet trafiku Rama ndryshon rregullat para protestës kombëtare, faturën e dëmeve do ta paguajnë edhe organizatorët VIDEO/ Prokuroria jep detaje për sekuestrimin e 136 kg drogë që u trafikua nga Shqipëria. Zbulohet destinac... Banorët e lagjes "18 Shtatori" në Gjirokastër denoncojnë zhurmën nga lokalet: Kërkojnë ndërhyrjen e policis... 28 Nëntori hyn në kalendarin zyrtar të New York-ut! Dita e Pavarësisë së Shqipërisë do të përkujtohet çdo v... Reshjet e shiut përmbytin disa zona në Elbasan, nën ujë toka bujqësore dhe fusha e futbollit në Librazhd E rëndë në Shijak! 21-vjeçari gjendet i pajetë në një poligon, dyshohet se… Takimet e kreut të PD/ Foltorja e Ripërtëritjes sot në Kamëz Miliona euro nga UEFA! Konfirmohet shifra e plotë që Egnatia ka arkëtuar deri tani, ia kalon Skënderbeut VIDEO/ Telefonata për Ditën e Falenderimeve, moment i sikletshëm i Trump dhe Melanias me ushtarët jashtë ve...
KOSOVA

Dhjetë të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe kamionit në rrugën Pejë-Prishtinë

Dhjetë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur të premten, më 27 nëntor, në rrugën Pejë-Prishtinë.Në aksidentin e ndodhur në fshatin Rixhevë të Klinës janë përfshirë një autobus dhe një kamion.Lajmin e ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë për Rajo...

P
Piranjat27 November 2026, 20:24 · 1 min lexim
Dhjetë të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe kamionit

Dhjetë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur të premten, më 27 nëntor, në rrugën Pejë-Prishtinë.

Në aksidentin e ndodhur në fshatin Rixhevë të Klinës janë përfshirë një autobus dhe një kamion.

Lajmin e ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Pejës.

Ai ka bërë të ditur se aksidenti është raportuar rreth orës 14:05 dhe se ndihmë mjekësore kanë kërkuar shoferi i autobusit dhe nëntë persona të tjerë.

“Rreth orës 14:05 është raportuar aksident trafiku në fshatin Rixhevë-Klinë (rruga Pejë-Prishtinë). Në aksident kanë qenë të përfshirë një autobus dhe një kamion. Përveç dëmeve materiale deri më tani, jemi të informuar se përveç shoferit të autobusit edhe nëntë persona kanë kërkuar trajtim mjekësor”, ka deklaruar Elezaj.

Ndërkaq, njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke u marrë me trajtimin dhe hetimin e rastit.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.