Presidenti i ri i Serbisë në Samitin Brdo-Brijunit në Ohër: Ky rajon i ka dhënë botës Ismail Kadarenë
OHËR- Presidenti i ri i Serbisë, Aleksandar Çupiç, ka marrë pjesë në samitin e procesit të Brdo-Brijunit në Ohër ndërkohë që në kuadër të detyrës së re ka bërë thirrje për bashkëpunim dhe ruajtje të marrëdhënieve të mira mes vendeve të rajonit

Presidenti i ri i Serbisë, Aleksandar Çupiç, ka marrë pjesë në samitin e procesit të Brdo-Brijunit në Ohër ndërkohë që në kuadër të detyrës së re ka bërë thirrje për bashkëpunim dhe ruajtje të marrëdhënieve të mira mes vendeve të rajonit. Gjatë fjalës së tij, Çupiç ka vlerësuar kontributin e Ballkanit në kulturë, shkencë dhe në artin botëror, duke listuar kështu disa personalitete të shquara mes tyre edhe shkrimtarin shqiptar, Ismail Kadare.
“Ky rajon i ka dhënë botës Dellçevin, Njegoshin, Presherenin, Andriçin, Selimoviçin, Krlezhën dhe Kadarenë. Toka ballkanike i ka dhënë gjithashtu Teslën, Pupinin dhe Ruđer Boshkoviqin”, u shpreh Çupiç.
Ndër të tjera vijim ai bëri të qartë se vendet e Ballkanit kanë se çfarë t’i ofrojnë njëri-tjetrit, Evropës dhe botës, duke theksuar në këtë mënyrë rëndësinë e ruajtjes së anës pozitive në marrëdhëniet mes tyre dhe përmirësimit të aspekteve që kanë nevojë për ndryshim. Çupiç përmendi edhe nevojën për solidaritet, demokraci dhe sundim të ligjit, ku shtoi se bashkëpunimi rajonal është i domosdoshëm për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për brezat e ardhshëm.
Pas kësaj Çupiç deklaroi për publikun dhe mbështeësit se aktualisht si kryetar i Asamblesë Kombëtare dhe ushtrues i detyrës së presidentit, Çupiç nuk ka kompetencat e duhura për të përcaktuar politikën e jashtme të Serbisë. Në mbyllje të fjalës së tij ai theksoi edhe rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në proceset politike, duke pohuar se pa pjesëmarrjen e tyre nuk mund të ndërtohet e ardhmja e vendit.
Lexo edhe
KOSOVA
"Statusi i kandidatit dhe hapja e negociatave", Kurti: Kosova e ka fituar këtë hap me meritë

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi drejt Apelit, mbrojtja ka afat deri sot për të kundërshtuar vendimin në Hagë

“E gjeta të fortë”, deputeti Ismaili viziton Kadri Veselin në Hagë, zbulon për çfarë biseduan

Kosovë/ Finalizohet drafti i ri i ligjit për t’i kufizuar mandatin Speciales

Kafeneja ku punonte Liridona Ademaj e kujton në Ditën Kundër Dhunës ndaj Grave: Ajo nuk është harruar

Kosovë/ Apeli zbardh dosjen, Naim Murseli mbajti për krahu Liridonën që Plava ta vriste!

Kuvendi i Kosovës ndan buxhetin/ 61 mijë euro për komisionin hetimor lidhur me rrethanat e vrasjes tragjike të Arlinda Zekajt

Lapidar për Jakup Krasniqin në fshatin e lindjes, emri i tij krah tre shkronjave të UÇK-së





