Tragjike/ Fundoset anija në Indonezi, 130 persona të zhdukur dhe 6 viktima
Ekipet e shpëtimit në Indonezi po vazhdojnë kërkimin e tyre pasi të dielën një anije pasagjerësh u mbyt n&eu...
Ekipet e shpëtimit në Indonezi po vazhdojnë kërkimin e tyre pasi të dielën një anije pasagjerësh u mbyt n&eu...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke folur për procesin në Hagë, tha se Serbia ka kryer një gjenocid ndaj shqiptarëve. ...
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga takimi i zhvilluar këtë të diele n&eu...
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje dhe probleme të shumta në qytetin e Elbasanit. Brenda vetëm 30 minutash, rr...
Zyrtarët e zbatimit të ligjit dhe një zëdhënës i ish-zëvendëspresidentes Kamala Harris njoftuan se një ...
Prej afro dy javësh, Shqipëria po konsumon një nga përplasjet më të forta institucionale të viteve të fundit. Filloi si ...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka “nxjerrë zbuluar” ministrin e Mbrojtjes Ermal Nufi. Në një...
Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me takimi e kryeministrit Rama me qytetarët në Berat u shoqërua me tensione dhe përpl...
Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se nuk i intereson nëse vendet e Gjirit do të takohen me Iranin të hënën për t&eu...
Një përleshje e dhunshme ku përfshiheshin afërsisht 15 persona u regjistrua të shtunën në Athinë, Raportohet se pas ngja...
Prej afro dy javësh, Shqipëria po konsumon një nga përplasjet më të forta institucionale të viteve të fundit. Filloi si një mosmarrëveshje për mënyrën e llogaritjes së pagave të magjistratëve, kaloi te bllokimi i tyre në Thesar, mblodhi gjyqtarët në një qëndrim të përbashkët, prodhoi kallëzime penale, vendime të Gjykatës Administrative dhe përfundoi aty ku përfundojnë pothuajse të gjitha konfliktet e mëdha në Shqipëri: në një betejë personale me Edi Ramën.
Kryeministri tashmë publikon tabela, bën llogari, krahason pagën e gjyqtarit me atë të Presidentit, ministrit, administratës, gjyqtarit grek apo atij malazez. Gjyqtarët përgjigjen me vendimin e Kushtetueses, nenet e Kushtetutës, urdhër-shpenzimet dhe masat e sigurimit. Gjykata Kushtetuese ndërkohë ka ndjerë nevojën të rikujtojë publikisht se vendimet e saj janë përfundimtare dhe të detyrueshme për zbatim. Dhe pikërisht këtu, pas gjithë zhurmës së shifrave, rrezikojmë të humbasim atë që është vërtet interesante në këtë histori: ky nuk është më një debat për pagat. Ose, të paktën, nuk duhet të jetë.
Sepse pyetja që duhet të shtrohet nuk është nëse një gjyqtar duhet të marrë 3, 4 apo 5 mijë euro në muaj. As nëse kjo pagë është më e madhe se ajo e Presidentit apo Kryeministrit. Në një vend ku korrupsioni dhe keqadministrimi i parasë publike përbëjnë prej vitesh një nga problemet themelore të shtetit, është e vështirë të besohet se problemi vendimtar i buxhetit shqiptar u bë papritur paga e magjistratit. Çështja është tjetër: kush vendos kur përballë njëri-tjetrit gjenden një vendim i Gjykatës Kushtetuese, interpretimi që gjyqësori i bën atij dhe refuzimi i ekzekutivit për të nxjerrë paratë nga Thesari pa kaluar më parë në Kuvend?
Rama e ka kuptuar shumë mirë se ky është një debat i ndërlikuar për t’ia shitur publikut. Prandaj po e thjeshton. Nga njëra anë vendos Kushtetutën, kompetencat, ndarjen e pushteteve dhe një vendim prej dhjetëra faqesh. Nga ana tjetër vendos një shifër: 5 mijë euro rrogë për gjyqtarin. Dhe pastaj pyet shqiptarët se çfarë mendojnë. Ky është kurthi, sepse “gjyqtari që do 5 mijë euro” është shumë më i lehtë për t’u gjykuar sesa pyetja se çfarë ndodh në një Republikë kur pushtetet nuk bien dakord se kush ka fjalën e fundit mbi efektet e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese. Dhe, për momentin, magjistratët po pranojnë të hyjnë në këtë kurth.
Nëse vazhdojnë t’i përgjigjen Ramës me afate, formula, listëpagesa, urdhër-shpenzime dhe interpretime procedurale, do ta humbin këtë betejë përpara publikut. Jo domosdoshmërisht sepse nuk kanë të drejtë juridikisht, por sepse kanë pranuar të luftojnë në fushën që u ka zgjedhur kundërshtari. Duhet të bëjnë pikërisht të kundërtën: të dalin dhe ta thonë troç se po, mendojmë se e meritojmë një pagë më të lartë se Presidenti dhe Kryeministri. Dhe ja pse.
Sepse paga e Kryeministrit nuk është tavani kushtetues i Republikës. Një gjyqtar që duhet të jetë në gjendje të dënojë një ministër, një kryebashkiak apo një njeri me miliona euro pasuri; një prokuror që duhet të hetojë Kryeministrin nëse provat e çojnë deri aty; një gjykatë që duhet të jetë në gjendje t’i thotë qeverisë “ky vendim është antikushtetues”, duhet të ketë një status ekonomik që e bën sa më pak të cenueshëm nga pushteti dhe paraja. Mund të jesh dakord ose jo me këtë tezë, por të paktën është një tezë. Për Kushtetutën nuk negociohet në Facebook dhe për zbatimin e një vendimi gjykate nuk bëhet sondazh.
Problemi është se për një betejë të tillë duhet të dish të bësh edhe politikë institucionale. Dhe magjistratët nuk janë politikanë. Madje shumica e tyre janë produkt i një bote krejt tjetër: zyra, dosje, procedura, afate dhe vendime. Për më tepër, nuk janë një ushtri homogjene njerëzish të gatshëm të ngrihen në mbrojtje të pavarësisë së drejtësisë. Mes tyre ka profesionistë seriozë dhe njerëz me integritet, por ka edhe arrivistë. Ka ambiciozë që shohin vendin e ardhshëm të punës, ka frikacakë, ka oportunistë, ka njerëz që dinë nga fryn era dhe të tjerë që presin të shohin se kush do ta fitojë betejën përpara se të zgjedhin anën.
Prandaj të presësh që komuniteti i magjistratëve të organizojë vetë një kundërofensivë publike ndaj Edi Ramës është naive, sidomos ndaj një politikani që prej dekadash jeton në konfliktin publik, e njeh televizionin, rrjetet sociale, ironinë, etiketimin dhe personalizimin e kundërshtarit shumë më mirë sesa një gjyqtar njeh kamerën. Në fushën e retorikës kjo është një betejë e pabarabartë. Rama mund t’i fusë një nga një në debat, t’u nxjerrë pagën, t’ua krahasojë me pensionistin, mësuesin, mjekun, Kryeministrin, Presidentin, Ballkanin dhe Europën, derisa pyetja fillestare të harrohet.
Dhe pikërisht për këtë nuk duhet të jenë magjistratët individualisht ata që bëjnë këtë betejë. Për çfarë ekziston Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe kryetari i tij? Për çfarë ekziston Këshilli i Lartë i Prokurorisë? Për çfarë ekziston Kryetari i Gjykatës së Lartë apo Prokurori i Përgjithshëm? Nëse jo për të qenë zëri institucional i komunitetit të drejtësisë kur një konflikt i tillë shpërthen me ekzekutivin, atëherë kur? Nuk mund të dalë sot një gjyqtar, nesër një tjetër, pasnesër një shoqatë dhe secili të përballet sipas mënyrës së vet me Kryeministrin. Drejtësia nuk mund të funksionojë si panel televiziv.
Sepse këtu nis edhe pjesa më interesante e gjithë historisë. Rama u kërkon magjistratëve të respektojnë ndarjen e pushteteve, ndërkohë që prej ditësh debaton publikisht për pagat e një pushteti tjetër. U thotë se gjykatat nuk mund të hapin dyert e Thesarit pa Kuvendin, por njëkohësisht deklaron publikisht se ministri i Financave, përpara se t’i mbante ato dyer të mbyllura, ishte konsultuar me të dhe me ministrin e Drejtësisë. U kërkon të mos sillen politikisht, pasi i ka futur vetë në arenën politike, dhe pastaj i fton të luftojnë sipas rregullave të tij.
Ka diçka oruelliane në këtë skenë: pushtetet janë të ndara, por Kryeministri mund t’i shpjegojë njërit prej tyre sa duhet të paguhet; drejtësia është e pavarur, por vetëm për sa kohë pavarësia e saj nuk mbërrin te dera e Thesarit. Por edhe magjistratët kanë një problem. Pavarësia nuk është një fjali ceremoniale që përdoret në konferenca dhe nuk mund të kërkohet vetëm kur në fund të muajit vjen listëpagesa. Nëse besojnë vërtet se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë, përfundimtar dhe është refuzuar në mënyrë të paligjshme, atëherë kanë instrumentet ligjore për ta mbrojtur.
Madje Rama ua ka bërë një pjesë të punës vetë. Kur ministri i Financave u kallëzua, Kryeministri deklaroi publikisht se vendimi i ministrit ishte konsultuar edhe me të. Mirë atëherë. Nëse SPAK po heton mosekzekutimin e vendimit dhe kjo deklaratë ka rëndësi për hetimin, le ta thërrasë Edi Ramën si person që ka dijeni për rrethanat. Jo për ta arrestuar, jo për të bërë teatër dhe as për t’i dhënë kënaqësi kundërshtarëve të tij, por për ta pyetur: çfarë u konsultua, kur, kush ishte në takim, çfarë qëndrimi mbajti Kryeministri dhe kush vendosi që pagesat të mos procesoheshin? Pyetje të zakonshme të një hetimi të zakonshëm në një republikë ku, teorikisht, njerëzit janë të barabartë përpara ligjit.
Dhe pastaj do të ishte interesante të shihnim se çfarë mbetet nga retorika “më shtoni edhe mua”, kur përballë nuk është më Facebook-u, por një prokuror dhe një procesverbal. Kjo është prova e vërtetë për drejtësinë: jo nëse arrin ta mundë Edi Ramën në retorikë, sepse nuk do ta mundë dhe ai është shumë më i stërvitur për atë sport, por nëse ka këllqe të veprojë shpejt, pastër dhe institucionalisht kur pushteti politik i hyn në territor.
Sepse reforma në drejtësi nuk u bë që gjyqtarët të bëheshin politikanë më të mirë. U bë, të paktën kështu na thanë, që politikanët të mësonin se përballë tyre ekziston një pushtet që nuk ka nevojë të bërtasë. Ka ligjin. Dhe tani është momenti të shohim nëse ka edhe guximin ta përdorë.
“Besa” apo “Prania Besnike”, dy terma të çuditshëm politikisht, nuk janë lajthitje e Edi Ramës. Nëse e...
Reagimin e Dhomës së Avokatisë ndaj kufizimit të përdorimit të telefonave celularë në GJKKO e konsideroj të kuptues...
“…sepse fiseve të dënuar me njëqind vjet vetmi nuk u jepej më asnjë shans tjetër përmbi Tokë”. Kjo...
Jam me profesion informaticien, diplomuar ne 1990. Edhe pse kanë kaluar rreth dyzet vjet që kur fillova studimet dhe pjesën më të madh...
Nga Gentian Gaba Kryeqyteti me një milion banorë është marrë peng nga brenda burgut të Durrësit, me një kryetar ba...
Nga Ditmir Bushati NJË MOMENT VENDIMTAR PËR SHQIPËRINËSikurse shumë prej revolucioneve të Europës Lindore, protestat n...
(Nga sekuestrimi i celularit te kontrolli i jetës digjitale. Standardi që po ndërton Gjykata Kushtetuese) Deri me sot vite procedura penale e ka...
“Zhvilluam një bisedë prej gati gjysmë ore në telefon. ‘Nuk të shoh në atë vend ty, nuk duhet të mërzit...
A e keni vërejtur se si kanë heshtur deputetët dhe funksionarët e "Rilindjes“? Ata mbase as që i shohin protestat e rinisë...
Mjaftojnë qoftë dhe disa prova të vogla, gati gati të papërfillshme, për të kuptuar se platforma Besa, që Edi Rama shp...