Reali i grabit talentin Unitedit për vetëm 400 mijë euro, zemërim në Old Trafford!
Real Madridi ka fituar garën për një prej talenteve më premtues të futbollit të ri

Real Madridi ka fituar garën për një prej talenteve më premtues të futbollit të ri. JJ Gabriel është larguar nga Manchester United për t'u bashkuar me klubin madrilen, në një marrëveshje që ka shkaktuar pakënaqësi të madhe në Old Trafford.
Transferimi i 16-vjeçarit brazilian ishte shoqëruar me polemika për shkak të moshës së tij dhe çështjeve që lidheshin me rregullat e lëvizjes së lojtarëve të mitur. Megjithatë, FIFA ka dhënë miratimin për marrëveshjen, duke i hapur rrugën kalimit të tij në Spanjë.
Ajo që ka irrituar më shumë drejtuesit e Manchester United është shuma që klubi do të përfitojë: vetëm 350 mijë paund, rreth 400 mijë euro, në formën e kompensimit për formimin e lojtarit.
United e kishte afruar Gabriel në akademi kur ai ishte vetëm 10 vjeç dhe e kishte shndërruar në një prej talenteve më të vlerësuar të brezit të tij. Ai u shpall lojtari më i mirë i akademisë së klubit sezonin e kaluar, si dhe lojtari i sezonit në Premier League U-18.
Edhe pse nuk debutoi me ekipin e parë, futbollisti ishte stërvitur me skuadrën e të rriturve, çka e kishte shtuar besimin e klubit te potenciali i tij.
Sipas The Sun, në Manchester ka pakënaqësi edhe për mënyrën se si lojtari njoftoi largimin në rrjetet sociale, pa e informuar paraprakisht klubin.
Në Angli, kritikat janë përqendruar te sistemi i kompensimit për lojtarët e formuar në akademi. Sipas raportimit, shpenzimet e klubeve për stërvitjen, edukimin dhe zhvillimin e talenteve janë shumë më të larta sesa shumat që parashikon skema aktuale e kompensimit.
Për Real Madridin, ndërkohë, bëhet fjalë për një tjetër investim te futbollistët e rinj me potencial të madh. Për Manchester United, largimi i Gabrielit për një shumë kaq modeste shihet si një humbje e konsiderueshme, sidomos pas viteve të investimit në zhvillimin e tij.
Lexo edhe
SPORT
PSG bën namin në Champions League, katër fitore i sjellin 8.4 milionë euro në arkë

Formula 1/ Verstappen triumfon në Las Vegas, kampioni jep spektakël dhe lë pas rivalët!

Messi kryeson renditjen e pagave në MLS, ja sa miliona dollarë në vit fiton futbollisti

Vllaznia “fundos” Partizanin, vendos goli i Balajt me penallti

Xhudisti kosovar Milot Gashi mposht serbin, fiton medaljen e bronztë në Selanik





