Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Humbja katastrofike në zgjedhje/ Kë do të bëjë “kurban” Donald Trump? Emri që përflitet më së shumti ... Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit Prapaskenat në Bruksel/ Rama tentoi fshirjen e “paragrafit Balluku” nga raporti i BE-së Veliaj mesazh të fortë Ramës: Edhe në Spaç të më çosh, nuk shantazhohem, ke larguar socialistët dhe ke vënë... “Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Tensionet para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë furgonin e policisë, ef... Shpërthimi në pallatin 5-katësh në Elbasan, identifikohet viktima! Mister fati i 69-vjeçarit të mbetur mes ... Vrau babanë në bashkëpunim me nënën/ Kush është Gaz Fiku “Kjo është një katastrofë”/ Republikanët e zemëruar fajësojnë Trumpin për humbjen shkatërruese Kush janë katër shqiptarët në zgjedhjet amerikane, vetëm njëri është në avantazh Tragjedi në Bulqizë gjatë gjuetisë! Zbardhen detajet, 29-vjeçari qëllohet për vdekje me armë gjahu! Shoqëro... Protestat kundër Ramës, Kos: Qeveria duhet të ndryshojë ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe Investimet Strateg... Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë
AKTUALITET

EMRI/ Vrau çiftin e moshuar në Dropull para dy vitesh, dënohet me 30 vite burg autori

Thoma Mastora është dënuar me 30 vite burg nga Gjykata e Gjirokastrës për vrasjen e dyfishtë të çiftit të moshuar Kosta dhe Kleoniqi Ilia në fshatin Bodrishtë të Dropullit. Vendimi...

P
Piranjat 4 November 2026, 17:53 · 4 min lexim
EMRI/ Vrau çiftin e moshuar në Dropull para dy vitesh, dënohet

Thoma Mastora është dënuar me 30 vite burg nga Gjykata e Gjirokastrës për vrasjen e dyfishtë të çiftit të moshuar Kosta dhe Kleoniqi Ilia në fshatin Bodrishtë të Dropullit.

Vendimi është dhënë këtë të mërkurë, më 4 nëntor 2026, në përfundim të procesit gjyqësor për ngjarjen e rëndë të ndodhur më 2 maj 2024.Viktimat, Kosta Ilia, 84 vjeç dhe bashkëshortja e tij Kleoniqi Ilia, 88 vjeçe, u gjetën të pajetë në banesën e tyre, me shenja dhune në trup. Për këtë ngjarje u arrestua Thoma Mastora, i cili dyshohej si autor i vrasjes së dy të moshuarve.

Gjykata e ka deklaruar fajtor Mastorën për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, duke e dënuar me 30 vite burg. Periudha e kaluar në paraburgim do t’i zbritet nga dënimi, ndërsa pjesën e mbetur do ta vuajë në një burg të sigurisë së lartë.

Ndërkohë, për akuzën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit, gjykata vendosi pushimin e pjesshëm të procedimit penal, për shkak të zbatimit të ligjit për amnistinë. Gjykata vendosi gjithashtu që fishekët e sekuestruar në banesat e shtetasve V.I. dhe Th.M. të kalojnë në favor të shtetit, ndërsa shuma monetare e sekuestruar në banesën e viktimave t’u kthehet trashëgimtarëve.

Njoftimi:

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër komunikon në mënyrë zyrtare informacionin si më poshtë vijon:

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër ka zhvilluar gjykimin lidhur me çështjen penale që i përket shtetasit Thoma Mastora, i akuzuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, parashikuar nga neni 79/dh i Kodit Penal.

Në përfundim të gjykimit, me vendimin nr. 21-2026-2022/281, datë 04.11.2026, Gjykata ka vendosur:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Thoma Mastora për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, parashikuar nga neni 79/dh i Kodit Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 30 vjet burgim.

2. Duke zbritur periudhën e paraburgimit, pjesa e mbetur të vuhet në burg të sigurisë së lartë.

3. Pushimin e pjesshëm të procedimit për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të parashikuar nga neni 278/3, për shkak të Ligjit 57/2026 “Për Amnistinë”.

4. Fishekët e sekuestruar në banesat e shtetasve V. I. dhe Thoma Mastora të kalojnë në favor të shtetit, si sende qarkullimi i të cilave nuk është i lejuar.

5. Shuma monetare e sekuestruar në banesën e viktimave t’u kthehet trashëgimtarëve.

6. Sendet e tjera të sekuestruara për efekt të këtij procedimi, të cilat nuk kanë asnjë vlerë, të asgjësohen.

7. Shpenzimet procedurale në ngarkim të të pandehurit.

8. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm brenda 15 ditëve nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të gjykatës.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.