Fitoi 1 mln dollarë në lotari dhe publikoi foton me çekun në rrjete sociale, ja si e pësoi emigranti në SHBA

Një emigrant në Boston të SHBA-së u arrestua nga agjentët e policisë amerikane të imigracionit (ICE), vetëm pak ditë pasi fitoi 1 milion dollarë në lotari.
Ariel Velasquez-Morales kishte publikuar në rrjetet sociale fotografinë me çekun gjigant të fitimit, ku shfaqej i buzëqeshur me emrin dhe shumën prej 1 milion dollarësh.
Por postimi që duhej të dokumentonte fatin e tij të mirë në lotari, duket se i kushtoi lirinë. Autoritetet amerikane e identifikuan për shkak të statusit të parregullt të qëndrimit në SHBA dhe organizuan arrestimin e tij.
Agjentët e ICE u paraqitën në banesën e tij në Boston, ku e vunë në pranga.
Pas arrestimit, agjencia amerikane publikoi edhe një koment ironik: “Me sa duket, fati i tij kishte marrë fund”.
Lexo edhe
BOTA
Lëvizje kundër Netanyahut/ Eisenkot dhe Golan arrijnë marrëveshjen për koalicionin e ri qeverisës

Moti i keq paralizon udhëtimet në SHBA, anulohen qindra fluturime në prag të Ditës së Falënderimeve

I riu vr*t të dashurën 23-vjeçare dhe para aktit ekstrem lë një shënim: Nuk më ka mbetur rrugë tjetër veç se të...

Von der Leyen kërkon shtimin e presionit ndaj Iranit pas vrasjes së dy italianëve në Kuvajt

Arsenali bërthamor i Izraelit/ Mediat: Rezervat e plutoniumit mund t’i mundësojnë prodhimin e deri në 250 bombave të tjera

Ekonomia e flirtit/ Një industri prej 1.5 trilionë dollarësh, ku gratë paguajnë për shoqërinë dhe argëtimin nga burrat

Pankarta me raketa pranë konsullatës holandeze në Moskë, përshkallëzohen tensionet mes dy vendeve

Nga premtimi për punë në Europë në llogoret e Ukrainës, si mashtrohen të rinjtë për të luftuar për Putinin





