Moti i keq paralizon udhëtimet në SHBA, anulohen qindra fluturime në prag të Ditës së Falënderimeve

Moti i keq ka shkaktuar kaos në transportin ajror në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku më shumë se 350 fluturime janë anuluar dhe rreth 700 të tjera kanë pësuar vonesa gjatë së enjtes, në një nga periudhat më të ngarkuara të udhëtimeve për shkak të festës së Ditës së Falënderimeve.
Sipas të dhënave të platformës FlightAware, anulimet dhe vonesat kanë prekur fluturimet drejt, nga dhe brenda territorit amerikan. Situata vjen në një kohë kur mbi 80 milionë amerikanë pritet të udhëtojnë gjatë kësaj jave për festën familjare. Shërbimi Kombëtar i Motit ka paralajmëruar për stuhi të fuqishme përgjatë brigjeve lindore dhe perëndimore të vendit, me reshje intensive, erëra të forta dhe rrezik për përmbytje.
Në New Jersey, guvernatorja Mikie Sherrill ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të kushteve të pritshme atmosferike. Ndërkohë, në New York, organizatorët kanë vendosur të shtyjnë paradën tradicionale të Ditës së Falënderimeve të Macy’s për të shtunën. Probleme janë regjistruar edhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Miamit, ku të mërkurën Administrata Federale e Aviacionit (FAA) pezulloi përkohësisht fluturimet drejt aeroportit, pasi një avion mallrash i kompanisë FedEx doli jashtë pistës gjatë uljes. Nga incidenti nuk pati persona të lënduar, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet.
Ndërkohë, në bregdetin e Kalifornisë, autoritetet kanë paralajmëruar për baticë të lartë dhe përmbytje të mundshme. Nivelet e ujit në disa zona bregdetare mund të kalojnë 2.4 metra, duke rrezikuar edhe zonat e prekura nga përmbytjet në muajt e fundit.
Lexo edhe
BOTA
I riu vr*t të dashurën 23-vjeçare dhe para aktit ekstrem lë një shënim: Nuk më ka mbetur rrugë tjetër veç se të...

Von der Leyen kërkon shtimin e presionit ndaj Iranit pas vrasjes së dy italianëve në Kuvajt

Arsenali bërthamor i Izraelit/ Mediat: Rezervat e plutoniumit mund t’i mundësojnë prodhimin e deri në 250 bombave të tjera

Ekonomia e flirtit/ Një industri prej 1.5 trilionë dollarësh, ku gratë paguajnë për shoqërinë dhe argëtimin nga burrat

Pankarta me raketa pranë konsullatës holandeze në Moskë, përshkallëzohen tensionet mes dy vendeve

Nga premtimi për punë në Europë në llogoret e Ukrainës, si mashtrohen të rinjtë për të luftuar për Putinin

Britania kontakton 100 mijë ish-ushtarë të jenë të gatshëm në rast lufte, ministri i Mbrojtjes: Dua një vend të përgatitur, jo të alarmua...

Meloni sfidon drejtësinë, refuzon të firmosë rritjen e pagave të gjyqtarëve pavarësisht vendimit të gjykatës





