Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Artistët e “atyre” dhe të “këtyre” Shqipëria, portë e hapur pa asnjë kontroll / Emigrantët nga Lindja shtojnë radhët e kriminalitetit Buxheticidi! Laboratorët pa mjekë të specializuar/ Pas denoncimit të Piranjave, Ministria ndryshon rregulloren Kërkesë kundër ekstradimit/ Gjykata Supreme e Brazilit vendos për narko-trafikantin Ervin Mata Berisha: Protestat e qershorit, uragani më i fuqishëm i lirisë së shqiptarëve! Studentët e rinia, të gatshë... EMRI/ Dhunoi policin dhe gëlltiti kokainën, kush është 40-vjeçari shqiptar që përfundoi në gjendje të rëndë... Nis protesta e 174 kundër qeverisë para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me policinë Merret vendimi për kryebashkiakun, Erion Veliaj do t’i nënshtrohet operacionit më 23 nëntor, Drejtoria e Bu... Gjeti 12 mijë euro në koshin e plehrave dhe i dorëzoi në polici, ndershmëria i siguron punë të përhershme n... Kishte shkuar për azil, 28-vjeçari shqiptar humb jetën në kampin e refugjatëve në Berlin VIDEO/ Qielli i Kievit në flakë, del momenti kur mbrojtja ukrainase rrëzon dronin rus gjatë sulmit masiv të...
SPORT

FOTO/ Merkato dhe thashetheme, legjionarët “pushtojnë” tregun, Muçi kryefjalë

P
Piranjat20 November 2026, 14:38 · 2 min lexim

Nga Muçi te Rey Manaj e deri te Hysaj. Nations League nxori në pah lider të rinj tek ekipi përfaqësues, lojtar si Muçi, por dhe konfirmime të rëndësishme si Manaj dhe Hysaj. Paraqitja e tyre pozitive në Nations League tërhoqi edhe vëmendjen e mediave të huaja duke përfshirë lojtarët kuqezi në tregun e transferimeve. Sigurisht, një pjesë e mirë e lajmeve, si ai i të përditshmes spanjolle “Sport”, që lobon, për një rikthim të tij në La Liga, apo lajme që shkruajnë për një interesim të Man.United për Hysajn janë të pa baza dhe deri diku absurde

FOTO/ Merkato dhe thashetheme, legjionarët “pushtojnë”

Një tjetër lajm po kaq i bujshëm është edhe ai i bërë publik nga mediat turke të cilat flasim së fundmi për një interesim të Romës për yllin kuqezi, Ernest Muçi. Në fakt, kjo nuk është hera e parë që emri i Muçit lidhjet me një transferim të mundshëm në Serie A, pasi më herët për të ka shfaqur interesim edhe ekipi i Napolit.

Këto lajme morën një kthesë të fortë, në momentin kur presidenti i Trabzonspor bëri me dije se në drejtim të klubit kanë ardhur tre oferta konkrete, njëra prej tyre kishte të bënte pikërisht për Muçin. As në këtë rast, ky lajm nuk gjen hapësira në Itali. Në asnjë media përtej Adriatikut nuk lakohet interesimi i Romës për futbollistin kuqezi.

Risi në këtë pikë janë dy detaje, e para lobimi i Mohamed Salah, me këtë të fundit që i ka sugjeruar ish ekipit të ri emrin e Muçit dhe e dyta, çmimi i ri që Trabzonspor kërkon për sulmuesin shqiptar. Gjithnjë sipas mediave në Turqi, Trabzonspor nuk heq dorë nga Muçi pa marrë minimumi 22 milionë euro.

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.