Leo Messi, lojtari më i paguar në MLS, e ndjek Lewandowski
Lionel Messi mbetet lojtari më i paguar në MLS, referuar të dhënave të bëra publike nga sindikata e lojtarëve. Legjenda argjentinase ka një kontratë të vlefshme me Inter Miami deri në vitin 2028, ndërsa përfiton 28,3 milionë dollarë në vitit. Ajo që bie në sy, është fakti se kontrata e Messit është progresivë, vjen në […]

Lionel Messi mbetet lojtari më i paguar në MLS, referuar të dhënave të bëra publike nga sindikata e lojtarëve. Legjenda argjentinase ka një kontratë të vlefshme me Inter Miami deri në vitin 2028, ndërsa përfiton 28,3 milionë dollarë në vitit. Ajo që bie në sy, është fakti se kontrata e Messit është progresivë, vjen në rritje vit pas viti. Sipas të dhënave, Messi përfiton 8 milionë dollarë më shumë këtë vit, duke vërtetuar në këtë mënyrë se mosha është thjesht një numër.
Në vendin e dytë, si lojtari më i paguar në MLS është Robert Lewandowski, i transferuar së fundmi te Chicago. “Bomberi” polak përfiton 19,51 milionë dollarë në vit nga kontrata e tij e parë në MLS.
Në vendin e tretë në këtë renditje milionerësh është Antonie Griezmann, një tjetër njohje e vjetër e La Liga-s, pjesë e Atletico Madrid prej vitesh. Sulmuesi francez përfiton në MLS 13,94 milionë dollarë. Këto shifra, konfirmojnë edhe një herë pse MLS është kthyer në një oaz i preferuar për yjet e futbollit botëror të cilët janë në fund të karrierës.
Lexo edhe
SPORT
Merkato/ Scott McTominay te Milan? Kuqezinjtë nisin lëvizjet, Napoli kërkon 40 milionë euro

Merkatoja e janarit/ Højbjerg jep “ok” për Juventusin, danezi pritet të jetë përforcimi i madh

Gjoba dhe përjashtime/ Disiplina nuk fal: Ja klubet dhe lojtarët që u dënuan

“Është fantastik”, Guardiola kurorëzon Klopp: Do rikthejë Gjermaninë te suksesi

Kane “bekon” Olise, por nuk vendos limite: Dua sërish Topin e Artë

17-vjeçari me prejardhje kosovare udhëheq Australinë në triumfin 2-0 ndaj Argjentinës

UEFA ndëshkon Kosovën për ndeshjen me Izraelin

Guardiola për Klopp: Një nga më të mirët në botën e futbollit





