Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Dosja Balluku/ Caktohet data e seancës së parë paraprake në Gjykatën e Posaçme Vrasja e “Sul Çamit” dhe nipit tij në Fier, momenti kur autorët kalojnë me makinë para banesës Debat për integrimin në Konferencën e Kryetarëve, Bardhi – maxhorancës: E trajtoni Parlamentin si partinë t... Gjyqi në GJKKO/ Veliaj: Nuk vij dot se kam këmbën e thyer, dua të operohem nga një mjek që dua unë SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg për Asllan Dogjanin, dënimi konvertohet në 3 vite shërbim prove Zelensky ngre alarmin: Rusia po përgatit sulme të reja ndaj Ukrainës. Kërkon ndihmën e SHBA-ve Atentati në Fier, autorët dyshohet se u maskuan si policë dhe vëzhguan “Sel Çamin” me dron Socialistët përjashtojnë Elisa Spiropalin VIDEO/ Banorët e Lotajt në Shkodër detyrohen të hapin vetë rrugën e bllokuar Buxheti 2027/ Tedi Blushi: Të rriten me 35% pagat për zjarrfikësit dhe Policinë e Burgjeve, si detyrim ndaj... Tronditet partia e Vuçiçit/ Nisin largimet nga SNS-ja, ikën këshilltari në Beograd: Nuk pajtohem me urdhrat... Arrestohet vëllai i ish-presidentit të Paraguait, dyshohet për pastrim parash në skandalin e Ueno Bank
AKTUALITET

Hoxha: Aeroporti i Vlorës peng i aferave korruptive dhe përplasjeve mes bandave qeveritare, SPAK të hetojë

I parashikuar të niste operimin në shkurt 2026, aeroporti i Vlorës nuk duket gjëkundi ndërkohë nuk ka asnjë lloj informacioni as transparencë lidhur me këtë investim të...

P
Piranjat24 November 2026, 12:06 · 3 min lexim
Hoxha: Aeroporti i Vlorës peng i aferave korruptive dhe përplasjeve

I parashikuar të niste operimin në shkurt 2026, aeroporti i Vlorës nuk duket gjëkundi ndërkohë nuk ka asnjë lloj informacioni as transparencë lidhur me këtë investim të rëndësishëm. 

Opozita shqiptare ka kërkuar hetim të plotë, të pavarur dhe pa vonesa për koncesionin e Aeroportit të Vlorës, duke i bërë thirrje SPAK-ut të japë përgjigje për ecurinë e çështjes dhe të verifikojë rolin e të gjithë personave të përfshirë në vendimmarrje, përfshirë kryeministrin Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

Por çfarë thuhet në Vlorë?

Këshilltari i Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Vlorës , Atird Hoxha shpreh shqetësimin për mungesën e transparencës.

“Sot që po flasim nuk ka asnjë lloj informacioni as transparence lidhur me investimin në aeroportin e Vlorës. Është e pafalshme që qeveria nuk bën pikën e transparencës. Nga qeveria shqiptare na është thënë që ka ndërhyrë dhe është zgjidhur kontrata koncesionare. Nëse është zgjidhur në cfarë faze të veprimeve ligjore është, sepse në fund fare taksapaguesit, jugu i Shqipërisë ka interes të jetë funksional dhe ky aeroport duhej të ishte i gatshëm të operonte në shkurt 2026 ndërsa ne jemi në fund të nëntorit 2026 dhe nuk duket gjëkundi” thotë Hoxha në një intervistë me video me emisionin ‘Kafe Shqeto’

Edhe Hoxha i bën thirrje SPAK të nisë hetimet pasi jemi përpara një fakti flagrant ku një investim strategjik është peng i disa aferave korruptive dhe përplasjeve mes bandave qeveritare për të marrë aksionet në aeroportin e Vlorës.

“Sot shohim një gërmadhë që nuk ka asnjë lloj perspective të bëhet funksional. Është e pafalshme që Vlora turistike, ashtu sic qeveria pretendon, sot është praktikisht pa port dhe pa aeroport.

Aeroporti nuk u bë funksional për shkak të korrupsionit dhe qytetarët pasi u iluzionuan me propagandën e qeverisë se ky aeroport do të vihej në funksion në shkurt 2026, duke parë dhe aferat që kemi parë prokuroria duhej të kishte vepruar sepse jemi përpara një fakti flagrant ku një investim strategjik është peng i disa aferave korruptive dhe përplasjeve mes bandave qeveritare për të marrë aksionet në aeroportin e Vlorës. Qytetarët janë të qartë si është ndërtuar ky pazëll, që nuk kishte qëllim për tu ardhur në ndihmë qytetit të Vlorës por për të kapur një pikë strategjike për jugun e Shqipërisë”  

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.