Kaos në koncertin e reperit amerikan në Britani, një substancë misterioze detyron mbi 12 mijë persona të evakuohen

Një koncert i reperit amerikan Don Toliver në Mançester të Britanisë së Madhe është përfshirë nga paniku, pasi përhapja e një substance të panjohur mes publikut ka detyruar mbi 12 mijë spektatorë të largohen nga arena “Co-op Live”.
Si pasojë e incidentit, 88 persona kanë pasur nevojë për ndihmë mjekësore në vendngjarje. Autoritetet dyshojnë se një grup i organizuar kriminal ka përfituar nga situata e krijuar për të kryer një sërë vjedhjesh.
“Një grup i vogël kriminalësh të organizuar shënjestroi persona mes turmës për të kryer një seri grabitjesh gjatë asaj mbrëmjeje”, njoftoi policia e Mançesterit, sipas Sky News.
Zëvendësshefi i policisë, Tom Harding, bëri të ditur se hetimet janë përqendruar në identifikimin e autorëve të dyshuar dhe përcaktimin e llojit të substancës së përhapur mes spektatorëve.
“Po punojmë për të identifikuar të dyshuarit dhe substancën që besojmë se u lëshua mes turmës gjatë këtyre incidenteve. Hetimet po përparojnë me ritme të shpejta. Ka pasur incidente të ngjashme në dy koncerte të Don Toliver në Evropë, të cilat lidhen gjithashtu me hetimet tona. Jemi në kontakt me autoritetet policore të përfshira në këto çështje”, deklaroi Harding.
Deri më tani nuk është arrestuar asnjë person në lidhje me ngjarjen. Hetuesit po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë, si dhe videot e regjistruara nga spektatorët me telefonat e tyre celularë.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Humbje për muzikën shqiptare, shuhet një nga emrat e njohur të hip-hopit

“Pas disa ditësh do ndryshoj…”/Jori Delli konfirmon martesën me Fred De Palmën?

Khloé Kardashian e hapur për një martesë me një burrë homoseksual: Varet se çfarë mund të bëjë për mua

A do të jetë opinioniste në Big Brother VIP Albania 6? Monika Kryemadhi i jep fund dilemës

Foto të rralla nga fëmijëria e Rita Orës, babai e emocionon me urimin e ditëlindjes





