Kane zbulon admirimin për futbollin spanjoll: Ndiqja Real Madridin, Messin dhe Ronaldon
Harry Kane ka rrëfyer admirimin që kishte për futbollin spanjoll gjatë fëmijërisë, duke përmendur Real Madridin, Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon si disa prej emrave që ndiqte me shumë interes

Harry Kane ka rrëfyer admirimin që kishte për futbollin spanjoll gjatë fëmijërisë, duke përmendur Real Madridin, Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon si disa prej emrave që ndiqte me shumë interes.
Sulmuesi anglez foli në konferencën për media në prag të ndeshjes së Bayern Munichut ndaj Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve, ku u pyet edhe nëse kishte menduar ndonjëherë të luante në La Liga.
33-vjeçari tregoi se futbolli spanjoll kishte pasur ndikim të madh tek ai gjatë viteve të rinisë, sidomos për shkak të sukseseve të Kombëtares së Spanjës dhe yjeve që luanin në kampionatin e saj.
“Futbolli spanjoll ishte shumë i rëndësishëm për mua kur isha i ri. Mund ta shihja se sa e mirë ishte Kombëtarja e tyre. Ata ishin kampionë të botës dhe Evropës. Ndiqja shumë Real Madridin, Messin dhe Ronaldon në kampionat”.
I pyetur nëse do të kishte dëshiruar të luante në kampionatin spanjoll, sulmuesi i Bayernit dha një përgjigje të drejtpërdrejtë, duke pranuar se një mundësi e tillë nuk i ishte paraqitur asnjëherë.
“Do të kisha dashur të luaja këtu? Mundësia nuk erdhi kurrë. Kam qëndruar për një kohë të gjatë te Tottenhami dhe kam qenë shumë i lumtur atje. Kur u paraqit mundësia për të kaluar te Bayerni, isha i lumtur ta pranoja”.
Kane iu bashkua Bayern Munichut në vitin 2023, pas shumë vitesh te Tottenhami, duke vazhduar karrierën në Bundesligë dhe jo në La Liga, pavarësisht admirimit të tij për futbollin spanjoll.
Lexo edhe
SPORT
Të mëdhatë tregojnë forcën në Champions, United përmbys Romën

VIDEO/ Nga 0-3 në kaos total, flakadanë në fushë, ndeshja ndërpritet mes tensionit

Zvicra ndryshon qëndrim për Granit Xhakën pas çështjes së Covid

VIDEO/ Momenti kur futbollisti përplaset për vdekje në fushë. Portieri qau në dhomat e zhveshjes, ja akuza që ngrihet ndaj tij

“Air Albania” drejt ‘sold out’, zbulohet numri i biletave të shitura për ndeshjen Shqipëri-Finlandë





