“Në Shqipëri pushteti nuk ka frikë nga votuesi”/ Garo bën krahasimin me SHBA-në: Çfarë ndodh kur amerikanët ndjejnë se po u merren paratë

Floriana Garo komentoi rezultatet e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke i cilësuar ato si një shembull të demokracisë së gjallë dhe fuqisë së votës së qytetarëve.
Garo u shpreh se i kishte bërë përshtypje pjesëmarrja e të rinjve dhe diversiteti i shoqërisë amerikane, ndërsa vuri në dukje se votuesit amerikanë nuk lejojnë që pushteti t'i marrë si të mirëqenë. Sipas saj, në SHBA qytetarët e ndëshkojnë politikisht një qeverisje kur janë të pakënaqur me mënyrën se si ajo i trajton interesat dhe paratë e tyre.
Duke bërë një krahasim me Shqipërinë, Garo tha se këtu pushteti nuk ka frikë nga votuesi, ndryshe nga ajo që, sipas saj, dëshmon modeli amerikan.
Ajo ndau gjithashtu përvojën e saj personale, duke kujtuar se ka jetuar për tetë vite në SHBA dhe se vazhdon të shohë të njëjtën mënyrë funksionimi të demokracisë amerikane, pavarësisht ndryshimeve ndër vite.
Sa i përket rezultateve të fundit, Garo ngriti dyshimet se një pjesë e votuesve që kishin mbështetur Donald Trump në zgjedhjet e mëparshme nuk kanë shkuar të votojnë këtë herë. Sipas saj, pakënaqësia për rritjen e çmimeve dhe qëndrimet ndaj luftës mund të kenë ndikuar në këtë rezultat.
Lexo edhe
AKTUALITET
Skema KAYO u kopjua nga Nigeria, si mashtroi shqiptarët ministri Ermal Nufi

Vetëm pak javë më parë hapi ekspozitën e tij, historia e biznesmenit shqiptar që humbi sot jetën në Itali

69-vjeçari nën rrënoja/ Komandanti i Emergjencave Civile: Pak gjasa që të gjendet i gjallë

Studentët ndryshojnë strategji, protestë kombëtare dy herë në javë. Ja ditët dhe ora

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan, Komandanti i Emergjencave Civile: Ka pak gjasa që të gjendet i gjallë

U shoqëruan nga policia pasi refuzuan gjobat, lirohen aktivistët Dritan Goxhaj dhe Edison Lika

‘Po blija një picë’/ Policia masakron qytetarët me gjoba kur janë afër kryeministrisë

Shoqërimi i protestuesve, aktivisti Arben Kola kërkon sqarime nga Policia: Janë arrestuar pa të drejtë! Gjobat qesharake





