Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Grabitja e Pronave, tenderat në Ukrainë zbulojnë skemën Rama-Yeffet Skema KAYO u kopjua nga Nigeria, si mashtroi shqiptarët ministri Ermal Nufi Studentët ndryshojnë strategji, protestë kombëtare dy herë në javë. Ja ditët dhe ora  ‘Lironi qyetarët, arrestoni Ramën’/ Protestuesit thirrje para Drejtorisë së Policisë së Tiranës pas arrest... “Diçka është kalbur në shtetin shqiptar”/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në ... BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ Nuk i organizon Rusia apo Irani, por reagim ndaj korrupsionit dhe keqq... Humbja katastrofike në zgjedhje/ Kë do të bëjë “kurban” Donald Trump? Emri që përflitet më së shumti ... Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit Prapaskenat në Bruksel/ Rama tentoi fshirjen e “paragrafit Balluku” nga raporti i BE-së Veliaj mesazh të fortë Ramës: Edhe në Spaç të më çosh, nuk shantazhohem, ke larguar socialistët dhe ke vënë... “Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Tensionet para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë furgonin e policisë, ef... Shpërthimi në pallatin 5-katësh në Elbasan, identifikohet viktima! Mister fati i 69-vjeçarit të mbetur mes ...
AKTUALITET

Grabitja e Pronave, tenderat në Ukrainë zbulojnë skemën Rama-Yeffet

Për ju të dashur shikues që nuk e dini, Ron Yeffet para se të mbërrinte në Shqipëri këto skema i ka nisur në vende afrikane si Senegal apo Nigeri. E jo vetëm këto skema, por edhe disa të...

P
Piranjat 4 November 2026, 22:20 · 15 min lexim
Grabitja e Pronave, tenderat në Ukrainë zbulojnë skemën

Para se të mbërrinte në Shqipëri, Ron Yeffet këto skema i ka nisur në vende afrikane si Senegal apo Nigeri. E jo vetëm këto skema, por edhe disa të tjera, që pasi iu refuzuan nga vendet afrikane si afera korruptive, i transferoi si të suksesshme në Shqipëri, por edhe tek skemat e tjera të Ronit, trajtohen gjerësisht në vijim.

Roni mund të ketë gjetur vendin ideal për tu pasuruar, por ajo që duhet të na shqetësojë është qasja jonë si qytetarë ndaj këtyre abuzimeve dhe e qeverisë shqiptare, që në këtë rast është palë.

Dikur krijoi koncesionet, ofertat e pakërkuara dhe bonueset për këto oferta që më pas të dizbursoheshin qindra miliona euro pa garë.

E këto skema që përfunduan në dyert e SPAK u zëvendësuan nga modeli KAYO. Që në thelb janë e njëjta gjë për abuzimin me fondet, por me një procedurë, që do kursente kokat e ministrave dhe drejtorave për abuzime me tenderat. Në këtë rast, milionat vidhen me ligj!

Kjo kërkesë e Ron Yeffet ndaj bashkëpunëtorëve Ukrainës, nuk është tentativë për një biznes të ri, apo për përhapje në një prej zonave të luftës, që do të rezultonte për të një hap deçiziv.  Duket se ky takim dhe kjo ide bashkëpunimi si krijimi i KAYO-s, apo TIMAK Defence, ka qenë e paramenduar e madje edhe me tentativa të dështuara për tu futur në tregun ukrainas të armëve. Teksa në Shqipëri shoqëria TIMAK SHPK, rezulton e përkëdhelura e tenderave dhe fondeve, në Ukrainë kjo kompani as nuk është marrë në konsideratë për tu bërë pjesë e tenderave dhe prokurimeve publike. Dhe shkak për këtë është bërë pikërisht ajo që trumbetohet dhe denoncohet me të madhe si aferë. Mungesa e kapaciteteve, licencave të nevojshme, eksperiencave, madje madje nuk ka as certifikimet e origjinës së mallit, që do të thotë që nuk prodhon asnjë mjet apo armatim, por thjesht i modifikon me lyerje, siç tashmë është e provuar.

Në korrik të vitit 2025, TIMAK SHPK e Arjeta Pucës do të guxonte të aplikonte për të përfituar tender edhe ne Ukrainë. Sipas të dhënave në faqen e prokurimeve publike të Ukrainës të cilat po i publikojmë eskluzivisht sot kjo shoqëri aplikoi dhe u skualifikua ne procedura tenderuese atje parandaj dhe në janar të vitit 2026 sipas audio përgjimeve Roni u kërkonte bashkëpuntorëve Ukrainas që të themelonin dhe atje një KAYO që ti merrte tenderat pa garë se në garë nuk plotëson asnjë kriter.

Plug analizoi dokumentacionin e depozituar nga TIMAK, në 2 tendera në Ukrainë, për funizim me mjete kuptohet qartë, që TIMAK nuk plotëson kriteret e kërkuara që lidhen me certifikimin, eksperiencën dhe sigurinë e mjeteve. Ndaj Ron Yeffet i kërkon miqve ukrainas që të marrin përsipër dhe të shmangin ligjet dhe tenderat, siç ai kishte arritur ta bënte në Shqipëri, por kjo gjë dukej e pamundur edhe përballë nevojës ekstreme për armë të Ukrainës në luftë.

Bazuar në dy procesverbalet zyrtare të Shërbimit Shtetëror të Ukrainës për Situatat e Jashtëzakonshme, kompania "TIMAK SHPK" është skualifikuar nga dy procedura prokurimi në Ukrainë për shkak të dështimit total në dorëzimin e dokumentacionit bazë teknik, ligjor dhe financiar të kërkuar.

Vendimet janë marrë, respektivisht më 04 Gusht 2025  dhe më 02 Shtator 2025.

Shkaqet e skualifikimit ishin thelbësore:

1. Mungesa e Përshkrimit të Detajuar Teknik të Automjeteve

Në të dyja procedurat, TIMAK SHPK nuk ka paraqitur asnjë përshkrim të detajuar të aseteve dhe objekteve të prokurimit në përbërjen e ofertës së saj.

2. Mungesa e Certifikatave të Konformitetit për Blindimin dhe Mbrojtjen

Kompania dështoi të vërtetonte standardet e sigurisë së automjeteve ushtarake/emergjente përmes organeve të akredituara të vlerësimit. Konkretisht mungonin:

Certifikatat e konformitetit që vërtetojnë blindimin e kabinës së personelit, mbrojtjen e pjesës së poshtme të automjetit kundër minave, dhe mbrojtjen e harqeve të rrotave kundër minave.

3. Mungesa e Deklaratës së ID-së së Mallit ose Certifikatës së Origjinës

TIMAK nuk ka paraqitur as deklaratën e nevojshme me ID-në e produktit dhe as certifikatën e origjinës së tij.

Që do të thotë, se mjetet që u ofruan në tender, as nuk ishin prodhim i TIMAK, por nuk kishte arritur të provonte se nga kush kompani ishin blerë këto mjete që po ofroheshin në tender.

4. Mungesa e Certifikatave të Tipit të Mjetit dhe Kodit të Prodhuesit

Dokumentacioni kërkonte certifikatën e tipit të pajisjes/mjetit të transportit ose certifikatën e miratimit individual ku specifikohej vendndodhja e prodhuesit. Në mungesë të saj, duhej dëshmia për caktimin e kodit ndërkombëtar të identifikimit të prodhuesit (WMI), i cili formon strukturën e numrit të shasisë (VIN). Kompania nuk ka dorëzuar asnjë prej këtyre dokumenteve të identifikimit dhe certifikimit industrial në të dyja aplikimet.

5. Mosdorëzimi i Garancisë Bankare (Sigurimi i Ofertës)

Si rregull strikt financiar për parandalimin e tërheqjes joserioze nga gara, TIMAK duhej të siguronte ofertat e saj përmes një garancie bankare të lëshuar si dokument elektronik. TIMAK nuk ka paraqitur sigurimin e ofertës në formën e një garancie elektronike bankare në asnjërin prej tenderave.

Për shkak të këtyre mungesave kritike, autoriteti kontraktor ka aplikuar pikat ligjore të rregullores së prokurimeve në kohë lufte në Ukrainë: 1. Refuzim sepse oferta nuk përputhet me kushtet e specifikimit teknik për objektin e prokurimit.

2. Refuzim sepse oferta nuk përputhet me kërkesat e përgjithshme të vendosura në dokumentacionin e tenderit.

Pra prodhuesja në letër e SHOTËS, e cila me ndihmën e Edi RAmës vajti nëpër panaire lartë e poshtë nëpër botë nuk ka asnjë certifikatë për për mjetet, për modifikimin e tyre, për blindimin, por mbi të gjitha për origjinën e mjetit.

Po si është e mundur që kjo kompani që nuk ka asnjë certifikim të mjeteve ka lidhur kontratë për furnizimin e ushtrisë shqiptare me makina ushtarake dhe sisteme antidron për të cilat deri me sot ka përfituar jo pak por 30 milion euro pagesa.

Në vijim PLUG do të vazhdojë investigimin jo vetëm për mungesën e certifikimit të këtyre mjeteve ushtarake por dhe të tenderave të tjerë që kompania TIMAK ka përfituar që nga viti 2017 nga disa bashki në vend për mjete që i importonte të përdorura e shiste këtu si prodhim MADE IN ALBANIA. TIMAK nisi si projekt i ambicies së Arjeta Pucës dhe njohjeve të saja me eksponent të PS në Kombinat e përfundoi si leva e Ramës në projektin super korruptiv të zhvillimit të industrisë tonë të mbrojtjes KAYO.

Por teksa analizojmë dokumentet e dorëzuara nga Arjeta Puca dhe Timak SHPK në Ukrainë, zbulohet edhe një detaj që fatkon edhe më shumë aferën Kayo dhe Timak Defencë.

Timak deklaron në Ukrainë se ka në përdorim një magazinë 22.000 m2.

Më poshtë është planimetria e magazinës për prodhimin e të gjitha superstrukturave të automjeteve që lidhen me zbatimin e projektit UA-2025-06-30-009743-a.

Ky objekt është përzgjedhur për përshtatshmërinë e tij strategjike për të mbështetur logjistikën efikase, magazinimin e sigurt dhe lehtësinë e aksesit.

Pra Arjeta Puca deklaron se pikërisht për këtë tender që po aplikonte ne Ukraninë dhe se e kishte përzgjedhur këtë strukurë pasi kishte dhe pozicion strategjik. Dokumenti mban firmën e Arjeta Puca dhe datën 13 korrik 2025. Bashkëlidhur gjendet dhe dokumentacioni pronësor i kësaj magazine. Por siç duket edhe nga dokumentet zyrtare të shtetit shqiptar, kjo pronë nuk ishte në pronëse ti Timak dhe Arieta Pucës, por në pronësi të KAYO-s. Kjo përforcohet edhe nga fakti, se EdI Rama kishte vetëm pak javë që me VKM të posaçme e kishte kaluar nga pronësia e Ministrise së Ekonomisë dhe administrim të Bashkisë Tiranë, në pronësi të KAYO-s.

Pra Puca deklaron se për këtë projekt do të përdorë një magazinë në pronësi të shtetit shqiptar. Plug analizoi dhe më tej për këtë pasuri dhe rezultoi se në datën 12 mars të vitit 2025 Këshilli i Ministrave e transferoi këtë pasuri nga Bashkia Tiranë te KAYO.

V E N D I M

PËR  REVOKIMIN E SË DREJTËS SË PRONËSISË BASHKISË TIRANË DHE TRANSFERIMIN E PRONËSISË TE SHOQËRIA SHTETËRORE “KAYO”, SH.A., TË PASURIVE, PJESË TË PRONËS NR.16, ME EMËRTIMIN “ISH-UZINA E PJESËVE TË NDËRRIMIT TË AUTOMJETEVE”, ME VENDNDODHJE NË ZONËN KADASTRALE 8170, TIRANË

1. Revokimin e së drejtës së pronësisë Bashkisë Tiranë dhe transferimin e pronësisë te shoqëria shtetërore “KAYO”, sh.a., të pasurive, pjesë të pronës nr.16, me emërtimin “Ish-Uzina e Pjesëve të Ndërrimit të Automjeteve”, me vendndodhje në zonën kadastrale 8170, Tiranë, sipas lidhjes nr.1, kartelave të pasurive dhe planit të rilevimit, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij, me qëllim përdorimin sipas objektit të veprimtarisë së shoqërisë shtetërore “KAYO”, sh.a.

Këshilli i Ministrave në këtë VKM përcakton dhe qëllimin e përdorimit të kësaj pasurie, që lidhet me objektin e aktivitetit të kompanisë KAYO që është rritja e kapaciteteve në industrinë e mbrojtjes Shqiptare dhe jo atë të Ukrainës. Por VKM ndalon kategorikisht KAYO ta kalojë këtë pasuri në shërbim të privatit.

VKM

Shoqërisë shtetërore “KAYO”, sh.a., i ndalohet të ndryshojë destinacionin e përdorimit përtej objektit të veprimtarisë ose t’i tjetërsojë pronat e përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi.

Vendimi është i qartë kjo pasuri nuk mund të tjetërsohet apo të ndryshojë destinacionin e përdorimit dhe KAYO e ka të ndaluar të jap me qëra apo në përdorim prona të subjekte private qe nuk janë bija të saja.

Prandaj pyetja që lind është ku i gjeti Arjeta Puca këto dokumenta dhe kur?

Ne analizuam dhe më tej dokumentet pronësore dhe ato mbajnë vula të njoma mbi ato fotokopie por mbi të gjitha në njërën nga faqet përftojmë disa të dhëna interesante. Siç shihet në pamje ky dokument është fotografi e bërë nga dikush dhe mban datën 27.02.2025 dhe i është dërguar Ajreta Pucës në e-mail siç kuptohet dhe nga linku në fund të fotografisë.

Data 27.02.2025 është vetëm 2 javë para se të miratohej VKM, pra këto dokumenta janë marrë o nga Këshilli i Ministrave ose nga propozuesi i VKM që ishin 3 ministra.

Pirro Vengu, Arbjan Mazniku dhe Blendi Gonxhe, por i mbetet SPAK të gjejë se nga cili e-mail i janë dërguar Arjeta Pucës, të dhënat i ka të sakta në foton e dokumentit dhe do mjaftonte vetëm një letër porosi, gjithmonë nëse do ti shkojë deri në fund kësaj çështjeje.

Por ajo që faktohet edhe njëherë është prova, se skema Kayo e Ron Yeffet ka nisur të zbatohet që kohë më parë, madje duke reklamuar në Ukrainë prona që nuk i kanë patur deri në atë kohë, e vetëm përfshirja e qeverisë në këtë aferë do ti mundësonte marrjen e dijenisë, për pronën që sot siç deklaronte Arjeta Puca që më herët ka kaluar në përdorim Timakut të Ron Yeffet. 

Një operacion perfekt! Me ligje evropiane në letra për një skemë të importuar nga vende afrikane, e aq më keq duke bërë alla-shqiptarçe në kurriz të shqiptarëve. Ministra që gënjejnë publikisht, pa ju dridhur qerpiku e miliona euro të zhvatura.

Një përgjim që denoncon skemën dhe prova shkresore, që faktojnë përgjimin! Me një shtet në luftë si Ukraina, me një nevojë emergjente për mjete e armë, por që kurrsesi s’mund të pranojë modelin KAYO e aq më pak produktet e saj, që i cilëson të pasigurta dhe të pacertifikuara!

Gjatë përgatitjes së kësaj puntate, Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi u bë i gjallë, por jo për ti dhënë përgjigje pyetjeve të ngritura por për tu marrë me emisionin plug! Madje madje, duke na cilësuar edhe si qorra apo duke na shënjuar me kryq të kuq, siç studentët kur qëllohen me plumba gome nga Policia. Meqënëse Ministri Nufi, si mëkëmbës i Edi Ramës në këtë skemë, po na lë ne dhe opinionin publik gjatë në pritje të përgjigjeve, i sqarojmë se do duhet që edhe ai të presi deri javës tjetër për të tjera të vërteta, jo interpretime, por prova e dokumente. Se për interpretime dhe fjalë, duket se ministri Nufi nuk mban përgjegjësi as për atë që vetë deklaron në Parlament!

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.