Debati për enët e palara/ 50-vjeçarja rreh barbarisht burrin dhe tenton ta…

Një debat për enët e palara në lavamanin e kuzhinës ka përfunduar në një sulm të rëndë fizik në Romë.
Një 50-vjeçare është arrestuar në lagjen Tufello, e akuzuar për tentativë vrasjeje, pasi dyshohet se ka dhunuar partnerin e saj me një ngrohëse elektrike dhe më pas është përpjekur ta mbysë me kabllon e pajisjes.
Sipas mediave italiane, gruaja ka humbur kontrollin pasi partneri kishte lënë sërish enët e palara në lavaman. Ajo dyshohet se e ka goditur vazhdimisht me ngrohësen elektrike dhe më pas i ka shtrënguar kabllon rreth qafës, në përpjekje për ta mbytur.
Ndërhyrja e karabinierëve, burri u gjet në një pellg gjaku
Ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë, rreth orës 21:30, në banesën ku çifti jetonte së bashku. Pas telefonatës së fqinjëve, karabinierët kanë hyrë në apartament dhe kanë gjetur gruan të hipur mbi partnerin e saj, i cili ndodhej i shtrirë në një pellg gjaku dhe ishte pothuajse pa ndjenja.
Gruaja është neutralizuar menjëherë nga efektivët, ndërsa vijonte të fyente partnerin. Ndërkohë, ekipet e urgjencës mjekësore 118 i kanë dhënë ndihmën e parë burrit dhe më pas e kanë transportuar në poliklinikën Umberto I.
Dëshmia e viktimës dhe plagët e marra
“Filloi të më shtynte dhe që në atë moment nisa të shqetësohesha”, u ka rrëfyer burri hetuesve. “I thashë se do t’i laja vetë enët, por ajo nuk u ndal më. Në fund humba ndjenjat”, citon TgCom.
Si pasojë e dhunës, burri ka pësuar frakturë të septumit të hundës dhe të njërit mollëz, dëmtime në kokë dhe mavijosje në të gjithë trupin, përfshirë edhe duart, me të cilat ishte përpjekur më kot të mbrohej nga sulmi.
Pas arrestimit, gruaja është dërguar fillimisht në një institucion shëndetësor për të vlerësuar gjendjen e saj fizike dhe psikologjike. Më pas është transferuar në burgun e Rebibbias.
Hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që ajo të ketë qenë nën efektin e lëndëve narkotike në momentin e ngjarjes. /PiranjatNews/
Lexo edhe
BOTA
Gjobë rekord/ Italia kërkon 800 mln euro nga Facebook

E rëndë në Greqi! Burri aksidenton për vdekje me kamion gruan e tij 50 vjeçe

Dronët godasin tre anije tregtare pranë Rumanisë! Bukureshti kërkon ndihmën e NATO-s

Kremlini: Nëse nuk do të ketë marrëveshje me Evropën, do të përdorim forcën!

Ish-ministri fshehu 20 mln dollarë në pyll. Ekspertëve iu deshën 8 orë për t’i numëruar




