Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Skandaloze/ Rruga në Këlcyrë figuron e asfaltuar, por banorët vijojnë të shtyjnë furgonët në baltë! Farka e Madhe pa autobusë publikë, banorët kërkojnë zgjidhje: Bashkia Tiranë nuk u përgjigjet Zbulohet kush është "kandidati tjetër" i sondazhit të Zaloshnjës që del i pari në zgjedhjet për Bashkinë e ... I dënuari dhunoi punonjësin e Burgjeve në Burrel, reagon Drejtoria e Burgjeve Spiropali shpërthen ndaj Ramës: U sajua narrativa e puçit për të shmangur përgjegjësinë për Ballukun Denoncimi: Rruga e fshatit Degë në Tropojë në gjendje të degraduar! Institucionet asnjë masë  EMRI/ Dhunoi me grushte dhe bombol gazi gardianin në burgun e Burrelit, autori i dënuar për vrasje Zgjerimi/ DW: Pse disa vende të BE përdorin veton kundër anëtarësimit Kushtetuesja pezulloi gjobën për bllokimin e rrugëve gjatë protestave, reagojnë studentët: Fitore, Gjykata ... Berisha: Dekreti për protestat nuk mund të votohet në këtë moment kur Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar një ne... Gjendet e pajetë në tualetin e shtëpisë 43-vjeçarja në Maliq, dyshimet e para Studentët krijojnë partinë e re “Të Bashkuar për Shqipërinë”
KOSOVA

"Kosova kërkon drejtësi", partitë parlamentare reagojnë për deklaratat e Kos

P
Piranjat12 October 2026, 19:10 · 2 min lexim
"Kosova kërkon drejtësi", partitë parlamentare

Deklarata e komisioneres evropiane për Zgjerim, Marta Kos, kundër ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, ka nxitur reagime nga përfaqësuesit e partive parlamentare pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Nënkryetarja e Kuvendit nga PDK-ja, Vlora Çitaku, ka thënë se mospajtimet me partnerët ndërkombëtarë janë të natyrshme, ndërsa theksoi se Kosova duhet t'ia sqarojë BE-së qëllimin e ndryshimeve ligjore: “Është normale që ndonjëherë me miqtë të kemi mospajtime [...] Kosova me ligj dhe vullnet kërkon drejtësi. Ne nuk po kërkojmë t’i ikim drejtësisë, përkundrazi po synojmë që procesin e devijuar dhe deformuar ta kthejmë në binarë të drejtë”.

Ndërkaq, shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës Besnik Tahiri, e ka cilësuar reagimin e Marta Kos si vazhdim të qëndrimit të BE-së, duke theksuar se Kuvendi do të angazhohet për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë: “Ajo çka mund të them rreth reagimit të komisioneres Kos është thjesht një reagim i Bashkimit Evropian në vazhdimësi të asaj që ka ndodhur me deklaratën e BE-së. Kuvendi ka miratuar një ligj, ne zotohemi që si Kuvend të bëjmë gjithçka që është e mundshme për t’i mbështetur katër çlirimtarët në Hagë”.

Rezerva për mënyrën e adresimit të kësaj çështjeje përmes projektligjit ka shprehur edhe LVV-ja. Shefja e Grupit Parlamentar, Arbërie Nagavci, ka theksuar nevojën për koordinim institucional dhe strategji shtetërore për fazën e Apelit: “Ne kemi shprehur rezervat tona në raport me adresimin e këtyre çështjeve me projektligj. Gjithsesi, ne u kemi dhënë mbështetje deputetëve që kanë besuar se është rruga e duhur”.

Ndryshimet u propozuan nga Partia Demokratike e Kosovës, vetëm pesë ditë pas aktgjykimit të 16 shtatorit, kur Dhomat e Specializuara dënuan katër ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, me me gjithsej 81 vjet burgim. 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.