Ky është një nga shqiptarët që grabiti rezidencën e Princit William dhe Kate

Personi që shihni në foton e mësipërme është Arilen Ndoci, një nga shqiptarët që hyri për të vjedhur në rezidencën e Princit William dhe Princeshës Kate në Norfolk të Britanisë së Madhe.
Ndoci dhe bashkëpunëtori i tij Mirgen Doku, u paraqitën në Gjykatën e Magjistraturës në Norwich të akuzuar për vjedhje me dhunë dhe shkelje të pronës në një vend të mbrojtur. Ndërkohë, raportohet se ata kishin dhe një bashkëpunëtor të tretë, i cili është shpallur në kërkim. Sipas mediave britanike, shqiptarët kishin hyrë ilegalisht në Angli.
Ngjarja u regjistrua të hënën në mbrëmje, në rezidencën Anmer Hall, në pronën mbretërore Sandringham. Policia ndërhyri pak para orës 18:00, pas raportimeve për lëvizje dhe aktivitet të dyshimtë pranë banesës së çiftit mbretëror.
Sipas dyshimeve, dy shqiptarët kishin hyrë pa autorizim në territorin e pronës me qëllim kryerjen e një vjedhjeje. Ata arritën të vidhnin gjashtë butona manshete dhe një orë luksoze. Pas sinjalizimit, autoritetet mobilizuan forca të shumta policore, ndërsa në kërkim u përdorën edhe qen gjurmues, dronë dhe helikopterë. Hetimet vijojnë për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes dhe nëse ata arritën të depërtonin në ndërtesën kryesore të rezidencës.
Lexo edhe
AKTUALITET
Reshje intensive shiu në Durrës gjatë ditës së nesërme/ Bashkia apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme

Nesër reshje intensive, rrezik për përmbytje, IGJEO: Ja qarqet më të rrezikuara

Çfarë deklaroi në Prokurori Erjon Vishkulli? Zbardhen detaje

Tensione në Kuvendin e Mitrovicës/ Konflikt fizik mes drejtorit dhe asamblistëve të PDK-së

Elman Abule paraqitet në GJKKO/ Shtyhet shpallja e vendimit për fraksionin e dosjes “Veliaj”

Njëri nga të ndaluarit e pranon abuzimin me 13 vjeçaren, por thotë se nuk dinte që ishte e mitur

EMRAT/ U ngjitën nga tubi dhe hynë në garderobë, çfarë vodhën dy shqiptarët në rezidencën e William dhe Kate

Transporti publik nesër në protestë, ja kur autobusët do të nisin qarkullimin





