‘Mbreti është lakuriq’, Tela: Spiropali po thotë publikisht atë që shumë në PS e dinin
Gazetari Andi Tela, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, komentoi deklaratat e Elisa Spiropalit për periudhën e mëparshme në Partinë Socialiste dhe...

Gazetari Andi Tela, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, komentoi deklaratat e Elisa Spiropalit për periudhën e mëparshme në Partinë Socialiste dhe përgjegjësitë e saj si ish-zyrtare e lartë e mazhorancës.
Sipas Telës, fakti që Spiropali pranoi publikisht se mban përgjegjësi për të kaluarën e saj politike tregon se ajo, ashtu si shumë deputetë të tjerë të PS-së, e ka parë prej kohësh ‘mbretin lakuriq’, por ka zgjedhur të mos e thotë hapur.
Ai vlerësoi guximin e Spiropalit, duke e krahasuar qëndrimin e saj me atë të ish-zyrtarëve të tjerë socialistë, të cilët pas largimit nga postet kanë zgjedhur të heshtin, në pritje të një oferte të re politike.
‘Fakti që Elisa Spiropali sot, mbi çdo ditë tjetër, pranoi që mbante përgjegjësi për periudhën e mëparshme, do të thotë që si shumë deputetë të PS-së, edhe ajo e ka parë mbretin lakuriq aty brenda, por ka dashur ta shohë të veshur.
Dhe në momentin që del nga ai ambient dhe thotë 'po, mbreti është lakuriq', atëherë ne duhet t'ia pranojmë këtë fakt. Dhe çdo deklaratë e saj, pavarësisht se prej vitesh të tëra artikulohet prej nesh nëpër studio, sigurisht që merr vlerë tjetër kur këtë e bën një ish-zyrtare e lartë e Partisë Socialiste, e cila ka qenë në krah të Edi Ramës për mbi 10 vite në detyra të larta shtetërore.
Fakti që këto mund t'i ketë thënë edhe më parë nëpër kancelaritë e ndryshme, sigurisht që marrin një vlerë më të madhe kur këto bëhen dhe në cilësinë publike nga zyra e Kuvendit apo nga selia e Partisë Socialiste.
Për këtë arsye duhet vlerësuar guximi i saj, sepse mund të sillej si çdo ish-zyrtar i lartë i Partisë Socialiste që është rrëzuar nga posti dhe ka mbyllur gojën në pritje të një oferte të radhës.
Edhe kjo është një arsye prapë për ta vlerësuar Spiropalin, sepse çdokush tjetër e di shumë mirë se çfarë mund të ketë bërë në të kaluarën e saj dhe mund t'i ruhet një sulmi ndaj të kaluarës së saj.
Fakti që ajo e tejkalon këtë aspekt, pavarësisht, 'më kontrolloni, më bëni çfarë të duan por unë do vazhdoj rrugën time', kjo nuk do të thotë që bashkëshorti apo ajo vetë nuk kanë bërë evazion fiskal, nuk kanë përfituar nga pushteti, sigurisht që mund t'i kenë bërë këto gjëra. Por mbi autoritetet shtetërore rëndon fakti që nëse ajo i ka bërë këto gjëra, përse i keni lejuar t'i bëjë?
Në këtë kuptim, çdo deklaratë e saj sot e më tutje merr vlerë reale dhe duhet konsideruar dhe duhet mbrojtur.’, u shpreh Andi Tela në SYRI TV.
Lexo edhe
POLITIKE
179 ditë protestë kundër qeverisë, qytetarët bëjnë thirrje për mobilizim mbarëkombëtar më 28 nëntor

Balluku test për integrimin në BE? Rama nga Brukseli: Askush nuk është mbi ligjin! Lufta ndaj korrupsionit, arsyeja që po përparojmë në p...

'Eric Wendt foli si gjeneral'/ Bushkolaj: SPAK i është lënë vetëm një detyrë, gjurmimi i parasë…

Meta propozon 4 ndryshime kushtetuese: Lista të hapura, qeveri teknike dhe President të zgjedhur nga populli

Wendt: SPAK do të sigurojë provat për të korruptuarit direkt nga serverët amerikanë





