Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Marjana Koçeku sfidon ministrin: Jo Demo, por edhe Dem me qenë nuk kalon ajo paketë malesh në malësitë tona... Arrestohet në Meksikë “El Chapo Isidro”, një nga 10 të arratisurit më të kërkuar nga FBI VIDEO/ Autogoli i pabesueshëm i lojtarit të Portos bën xhiron e rrjetit Berisha përsërit ftesën për Veliajn dhe Spiropalin: Tregoni para shqiptarëve gjithçka dini për Edi Ramën dh... Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani lëndohet gjatë ndeshjes së futbollit kundër gazetarëve... “Jep dorëheqjen. Kriminelë, hajdutë”/ Kryeministri pritet me protesta nga qytetarët pas Asamblesë së PS, Ra... Kokaina e fshehur te mishi i grirë/ Si i burgosuri shqiptar drejtonte trafikun e drogës drejt Spanjës ‘Mund të mos kthehet më si më parë’/ Jamal Musiala është një çështje te Bayerni, problem është edhe...... Zelensky kundërpërgjigjet pas deklaratës së Trumpit: Për ne, Putini është armik dhe vr*sës Bosi shqiptar i drogës Elvis Demçe tenton vetëvrasjen në burgun italian Rama nga Asambleja e PS: Si mund të largohet kryepolicja e Tiranës pse nuk bën “like” postimeve të Veliajt?... Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës: Të dy janë të pë...
SHOWBIZ

“Më ka munguar”/ Bora Zemani rikthehet në ekranin e Top Channel, zbulon programin që do të moderojë

P
Piranjat21 November 2026, 23:15 · 3 min lexim
“Më ka munguar”/ Bora Zemani rikthehet në ekranin e Top

Pas disa muajsh larg ekranit, Bora Zemani zbuloi në “Goca dhe Gra” programin që do të moderojë.

E pranishme në festën e 25-vjetorit të Top Channel, moderatorja foli për emocionet e rikthimit, pritshmëritë për sezonin e ri në programin “Shqiptarët për Shqiptarët”.

“Me zor po pres, se më ka munguar shumë ekrani. Kohë e gjatë kjo për mua”, deklaroi moderatorja.

Bora foli gjithashtu për emocionet e veçanta që përjetoi në 25-vjetorin e Top Channel, duke e cilësuar këtë përvjetor si një moment të rëndësishëm në historinë e televizionit.

Orinda Huta: Bora, do jesh, s’do jesh, ka gjashtë muaj që flitet vetëm për këtë punë. Një tjetër sezon i suksesshëm pritet të fillojë. Si ndihesh sot në 25-vjetorin e Top Channel në këtë festë të madhe?

Bora Zemani: Unë ndihem shumë mirë, si në çdo përvjetor të Top Channel, po patjetër ky është një përvjetor shumë i veçantë. 25 vite janë histori, unë jam shumë e lumtur që jam një pikë e vogël e kësaj historie. Kujtoj veten time 10 vjeç, kam qenë unë kur Top-i filloi transmetimin. Mendoj që atëherë besoja fort që do isha pjesë e Top-it.

Orinda Huta: Një tjetër sezon pritet të fillojë me “Shqiptarët për Shqiptarët”.

Bora Zemani: Me zor po pres, se më ka munguar shumë ekrani. Kohë e gjatë kjo për mua.

Orinda Huta: Më e vështirë të mbash një dashuri apo të mbash një audiencë?

Bora Zemani: Të dyja kanë ato të vetat. Unë jam në të dyja. Suksesi nuk është i vështirë për t’u arritur, vështirësia më e madhe është për t’u mbajtur. Gjithmonë e kam besuar këtë, prandaj i qëndroj gjithmonë me këmbë në tokë, avash-avash. Shkallët gjithmonë një nga një.

Mendoj që gjërat më të bukura nuk kanë ardhur akoma. Jemi krenarë për të shkuarën, por më të bukurat do të vijnë në 125 vitet e ardhshme.

 

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.