Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kërkesë kundër ekstradimit/ Gjykata Supreme e Brazilit vendos për narko-trafikantin Ervin Mata SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit, bashkëshortit dhe 3 personave të tjerë Berisha: Protestat e qershorit, uragani më i fuqishëm i lirisë së shqiptarëve! Studentët e rinia, të gatshë... EMRI/ Dhunoi policin dhe gëlltiti kokainën, kush është 40-vjeçari shqiptar që përfundoi në gjendje të rëndë... Nis protesta e 174 kundër qeverisë para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me policinë Merret vendimi për kryebashkiakun, Erion Veliaj do t’i nënshtrohet operacionit më 23 nëntor, Drejtoria e Bu... Gjeti 12 mijë euro në koshin e plehrave dhe i dorëzoi në polici, ndershmëria i siguron punë të përhershme n... Kishte shkuar për azil, 28-vjeçari shqiptar humb jetën në kampin e refugjatëve në Berlin VIDEO/ Qielli i Kievit në flakë, del momenti kur mbrojtja ukrainase rrëzon dronin rus gjatë sulmit masiv të... Arrestohen tre persona në Durrës, njëri prej tyre grabiti taksistin, dy të tjerët kapen me kanabis në port... Jennifer Lopez flet për jetën si beqare pas divorcit nga Ben Affleck: S’kam nevojë për një lidhje, jam e lu... Merz: Evropa e gatshme të negociojë me Rusinë, por kërkon vend në tryezën e bisedimeve për Ukrainën
KOSOVA

E rëndë/ Teksa Jakup Krasniqi largohej nga shtëpia, pjesëtarët e EULEX-it dyshohet se u drejtuan armët familjarëve të tij

P
Piranjat20 November 2026, 19:27 · 1 min lexim
E rëndë/ Teksa Jakup Krasniqi largohej nga shtëpia,

Një incident shqetësues raportohet të ketë ndodhur sot gjatë largimit të Jakup Krasniqit, nga shtëpia ku qëndroi për vizitë familjare. Pjesëtarë të EULEX-it dyshohet se u kanë drejtuar armët familjarëve të Krasniqit, pasi këta të fundit po e xhironin me telefona momentin e largimit të tij.

Po kështu sipas informacioneve nga mediat në Kosovë, incidenti ka ndodhur në momentin kur pjesëtarët e EULEX-it kishin shkuar për ta marrë Jakup Krasniqin pas përfundimit të vizitës së sotme pranë familjes.

Familjarët e tij po regjistronin me celularë pamje nga largimi i Krasniqit prej ambienteve të shtëpisë, kur pjesëtarë të misionit evropian dyshohet se kanë reaguar duke ua drejtuar armët.

 EULEX-i ka mbërritur me katër fuoristrada për të shoqëruar Jakup Krasniqin, i cili ndodhet përkohësisht në Kosovë për një vizitë të lejuar për arsye humanitare. Gjatë largimit të tij është raportuar edhe për pengimin e gazetarëve që po tentonin të realizonin pamje.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.