“U dogjën të gjitha, u bënë shkrumb”, banorët rrëfejnë momentet e tmerrit nga shpërthimi në Elbasan

Shpërthimi i fuqishëm që ndodhi në një banesë në Elbasan ka shkaktuar dëme të konsiderueshme edhe në apartamentet përreth. Banorët e pallatit kanë rrëfyer momentet e panikut pas shpërthimit, ndërsa disa prej tyre tregojnë se flakët u kanë shkrumbuar orenditë dhe sendet personale, duke u shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Një banore ka treguar se si pasojë e shpërthimit dhe zjarrit i janë djegur të gjitha sendet që ndodheshin brenda apartamentit të saj.
“Pafund, i kam patur të gjitha brenda dhe u dogjën e u bënë shkrumb”, u shpreh ajo duke përshkruar dëmet e shkaktuara në banesë.
Ndërkohë, një tjetër banor i pallatit ka rrëfyer se në momentin e shpërthimit ndodhej në një lokal pranë ndërtesës. Sipas tij, sapo dëgjoi zhurmën e fortë, u nis me vrap drejt pallatit, ku pa një të moshuar të shtrirë dhe nxori jashtë një familjare.
“Unë banoj në kat të parë. Unë isha në lokal me një shokun tim kur dëgjuam një zhurmë bum. U turra me vrap bashkë më shokun, e pash plakën shtrirë. Mora edhe nusen e nxora jashtë. Ishte tym i zi nuk hyje dot”, tha banori për mediat.
Ai tregoi gjithashtu se personat e lënduar kishin marrë ndihmë mjekësore dhe fatmirësisht ndodheshin në gjendje më të mirë. Një banor tjetër i pallatit, i cili arriti të shpëtonte familjen e tij, tregon momentet e panikut kur u fut me shpejtësi në banesë për të nxjerrë nënën dhe bashkëshorten, ndërsa rrëfen se tymi i zi e pengoi të ndihmonte persona të tjerë.
Ai tregon se nëna e tij ndodhet aktualisht në spital për shkak të tensionit, ndërsa bashkëshortja është mirë.
“Dëgjova zhurmën dhe u turra me vrap bashkë me shokun tim, ika në shtëpi. Shihja plakën që ishte e shtrirë, pashë edhe nusen. Kapa plakën dhe e nxora jashtë shumë shpejt, mora edhe nusen dhe e nxora nga dera tjetër. Dera e hyrjes kishte rënë në tokë, sepse unë i kam dy dyer dhe një tjetër. Doja të shpëtoja edhe të tjerët, por kishte shumë tym të zi dhe nuk hyja dot. Ka shumë dëmtime te njerëzit këtu. Më thanë se ka vdekur një grua në katin e katërt, e moshuar, për të tjerë nuk kam dëgjuar.
Në spital shkoi edhe një familje tjetër. Erdhën, por i pyeta dhe ishin mirë. Për personin që rezulton i zhdukur nuk kam informacion. Unë isha te lokali, këtu e kam shtëpinë. Sapo dëgjova shpërthimin, u nisa me vrap drejt banesës dhe nxora plakën. Madje, e kam në spital tani, nga tensioni. Nusen e kam mirë", ka rrëfyer banori.
Shpërthimi ka shkaktuar panik te banorët e pallatit dhe të zonës përreth, ndërsa dëmet materiale janë evidentuar edhe në apartamentet pranë banesës ku ndodhi ngjarja.
Lexo edhe
AKTUALITET
Detaje nga krimi në Bulqizë/ Vrau babain, ja çfarë bëri pas ngjarjes supervizori i OSHEE

EMRI/ Vrau çiftin e moshuar në Dropull para dy vitesh, dënohet me 30 vite burg autori

Vrau babanë në bashkëpunim me nënën/ Kush është Gaz Fiku

Bastet mbeten në të “zezë”/ Miliona euro taksa të munguara, por një situatë WIN-WIN për krimin, policinë dhe politikën

Ngjarja në Elbasan, policia jep detaje: Humb jetën e moshuara, 10 të plagosur





