Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Diçka është kalbur në shtetin shqiptar”/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në ... BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ Nuk i organizon Rusia apo Irani, por reagim ndaj korrupsionit dhe keqq... Humbja katastrofike në zgjedhje/ Kë do të bëjë “kurban” Donald Trump? Emri që përflitet më së shumti ... Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit Prapaskenat në Bruksel/ Rama tentoi fshirjen e “paragrafit Balluku” nga raporti i BE-së Veliaj mesazh të fortë Ramës: Edhe në Spaç të më çosh, nuk shantazhohem, ke larguar socialistët dhe ke vënë... “Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Tensionet para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë furgonin e policisë, ef... Shpërthimi në pallatin 5-katësh në Elbasan, identifikohet viktima! Mister fati i 69-vjeçarit të mbetur mes ... Vrau babanë në bashkëpunim me nënën/ Kush është Gaz Fiku “Kjo është një katastrofë”/ Republikanët e zemëruar fajësojnë Trumpin për humbjen shkatërruese Kush janë katër shqiptarët në zgjedhjet amerikane, vetëm njëri është në avantazh Tragjedi në Bulqizë gjatë gjuetisë! Zbardhen detajet, 29-vjeçari qëllohet për vdekje me armë gjahu! Shoqëro...
AKTUALITET

Detaje nga krimi në Bulqizë/ Vrau babain, ja çfarë bëri pas ngjarjes supervizori i OSHEE

Nga Elton Qyno - Syri.net Detaje të reja kanë dalë nga vrasja makabre e Urim Fikut, që ndodhi mëngjesin e sotëm në Bulqizë. Gazetari Elton Qyno ka mësuar se policia ka sekuestruar një paisje...

P
Piranjat 4 November 2026, 17:57 · 2 min lexim
Detaje nga krimi në Bulqizë/ Vrau babain, ja çfarë

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja makabre e Urim Fikut, që ndodhi mëngjesin e sotëm në Bulqizë.

Gazetari Elton Qyno ka mësuar se policia ka sekuestruar një paisje DVR-je në shtëpinë e viktimës, e cila ishte lidhur me 3 kamera të instaluara në shtëpinë ku ndodhi krimi i rëndë.

Por teksa paisja është marrë për kçyrje, në të nuk është gjetur asnjë pamje filmike.

Gazmir Fiku, djali i viktimës Urim Fiku, që dyshohet të jetë dhe autori i krimit, mësohet se i ka fshirë pamjet filmike nga aparati i telefonit të tij.

Nisur nga kjo situatë, policia e Dibrës ka kërkuar ekspertimin kompjuterik të psisjes DVR, me shpresën e rikuperimit të pamjeve filmike.

Ngjarja e rëndë lidhet me shkaqet e një xhelozie, që kanë pasur djali dhe gruaja për një lidhje sentimentale të Urim Fikut.

Personi që shikoni në foto është Gazmir Fiku, 33 vjeç nga Bulqiza.

Pak orë më parë ai u arrestua bashkë me nënën e tij 57 vjeçare Sadete Fiku, pasi shihen që të dy nga policia si bashkëpunëtorë të vrasjes së Urim Fikut.

Gazmir Fiku, punonte si supervizor i OSHEE, përmbi një dekadë në këtë institucion.

Sipas policisë së Dibrës, ai së bashku me nënën e tij, është përfshirë në vrasjen e të atit dhe më pas fshehjen e ngjarjes duke e raportuar si një vdekje që kishte ardhur nga sulmi dhe më pas kafshimi i një ariu.

"Gazmir Fiku, djali i të ndjerit Urim Fiku dhe Sadete Fiki, gruaja e viktimës, u ndaluan pasi dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vrarë me armë zjarri dhe mjete të forta prerëse 61 vjeçarin", tha policia lokale në komunikatën e sotme./Syri/

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.