Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Shqipëria mbyll llogaritë, ngjitet në Ligën B, triumf me zemër ndaj Bjellorusisë Gazeta amerikane shpjegon pse u shty Samiti i NATO-s në Tiranë Rrjetet kineze të pastrimit të parave në shërbim të karteleve meksikane, si bashkëpunojnë me mafian shqipta... Ndjekja nga policia/ 40-vjeçari shqiptar gëlltit kokainën, në gjendje kritike në spital Kremlini: Nëse nuk do të ketë marrëveshje me Evropën, do të përdorim forcën! Vranë barbarisht studenten, mbrojtja rikthen çështjen në Gjykatën e Lartë. Ja prova për të riun shqiptar ... “Më kthe 5 eurot ose…”/ Zbardhet e vërteta mbi fatin e Artjol Ramajt. Trupin autori e hodhi në pyll për…... Rruga në Mallakastër e pakalueshme prej 8 vitesh/ Banorët denoncojnë dëmtimet nga transporti i druve Kishte ikur në mëngjes nga banesa - Gjendet pa shenja jete në lumin Devoll e moshuara Berisha: Majko i kërkon Padrinos dhe anëtarëve të tjerë të organizatës kriminale dorëheqjen! Majko trondit PS: Do të humbim Bashkinë Tiranë Mjegulla mbulon Parkun Kombëtar të Llogorasë, vështirësi në qarkullimin e automjeteve
BOTA

Ndjekja e policisë si në filma përfundon në tragjedi, dy të vdekur dhe katër të arrestuar

Dy persona kanë humbur jetën në një aksident tragjik në qytetin e Leeds, në Britaninë e Madhe, pasi një automjet i përfshirë në një ndjekje policore u përplas me një makinë tjetër

P
Piranjat15 November 2026, 22:28 · 2 min lexim
Ndjekja e policisë si në filma përfundon në tragjedi, dy

Dy persona kanë humbur jetën në një aksident tragjik në qytetin e Leeds, në Britaninë e Madhe, pasi një automjet i përfshirë në një ndjekje policore u përplas me një makinë tjetër.

Ngjarja ndodhi rreth orës 00:44 të së dielës, më 15 nëntor, në rrugën Gelderd Road. Sipas policisë, drejtuesi i një automjeti BMW nuk iu bind urdhrit për të ndaluar dhe u largua, duke shkaktuar nisjen e ndjekjes policore.

Gjatë tentativës për t’u larguar, BMW-ja u përplas me një automjet Volkswagen Scirocco, ku udhëtonin dy persona.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi 22-vjeçar i Volkswagen-it humbi jetën në vendngjarje, ndërsa pasagjerja 23-vjeçare ndërroi jetë më vonë në spital. Në lidhje me ngjarjen janë arrestuar katër persona drejtuesi 39-vjeçar i BMW-së, dy të mitur të moshës 16 dhe 17 vjeç dhe një vajzë 16-vjeçare.

Sipas autoriteteve, 39-vjeçari dyshohet për shkaktim të vdekjes përmes drejtimit të rrezikshëm të automjetit, si dhe për drejtim nën ndikimin e kanabisit. Tre të miturit ndodheshin gjithashtu në BMW dhe u plagosën, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Rasti i është referuar Zyrës së Pavarur për Sjelljen e Policisë (IOPC), e cila do të hetojë rrethanat e ndjekjes policore dhe aksidentit fatal.

Policia britanike u ka bërë thirrje dëshmitarëve dhe personave që disponojnë pamje filmike nga kamerat e automjeteve që të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.