Shtatë specie të egra në Parkun e Shebenikut, kamerat kapin rrëqebullin e Ballkanit dhe ariun e murrmë
Parku Kombëtar i Shebenikut vijon të dëshmojë pasurinë e tij të jashtëzakonshme natyrore

Parku Kombëtar i Shebenikut vijon të dëshmojë pasurinë e tij të jashtëzakonshme natyrore. Kamerat kurth të vendosura nga specialistët e Agjencisë së Zonave të Mbrojtura në Elbasan kanë dokumentuar praninë e shtatë specieve të faunës së egër në habitatin e tyre natyror, mes të cilave edhe rrëqebullin e Ballkanit, një nga gjitarët më të rrallë në botë, dhe ariun e murrmë.
Në pamjet e regjistruara gjatë monitorimit shfaqen gjithashtu kaprolli, sorkadhja, kunadhja, derri i egër dhe baldosa, duke dëshmuar biodiversitetin e pasur të kësaj zone të mbrojtur. Dokumentimi i këtyre specieve përbën një tregues të rëndësishëm për gjendjen e habitateve natyrore dhe praninë e një ekosistemi të pasur me jetë të egër, raporton gazetari Fatmir Popja.
Sipas të dhënave të monitorimit, është evidentuar edhe rritje e numrit të individëve të faunës së egër të regjistruar në park. Veçanërisht domethënëse është prania e rrëqebullit të Ballkanit, një specie e rrezikuar dhe me rëndësi të veçantë për biodiversitetin e rajonit, mbijetesa e së cilës lidhet ngushtë me ruajtjen e habitateve të mëdha pyjore.
Edhe ariu i murrmë, si një prej gjitarëve më të mëdhenj të ekosistemeve pyjore, është ndër speciet e dokumentuara nga kamerat kurth. Monitorimi i vazhdueshëm synon të njohë më mirë shpërndarjen dhe praninë e kafshëve të egra, si dhe të ndihmojë në mbrojtjen e tyre.
Pamjet e siguruara nga kamerat kurth sjellin kështu një tjetër dëshmi të vlerave të jashtëzakonshme natyrore të Parkut Kombëtar të Shebenikut, duke e renditur atë ndër zonat e rëndësishme për ruajtjen e biodiversitetit në Shqipëri./
Lexo edhe
AKTUALITET
Ndryshimi për herë të shtatë i pragut të TVSH; Biznesi i vogël përsëri në valën e rritjes së kostove

Akuzat për falsifikim dokumentesh/ Prokuroria nuk pranon pafajësinë e Luiz Ejllit, bën rekurs në Gjykatën e Lartë

Bllokohet rruga nga rënia masive e gurëve, izolohen banorët e Thethit

Paradoksi i Lidl në Ballkan/ 100 milionë euro në Sarajevë, strategik në letër dhe zero tulla në Durrës

Një re betoni mbi mushkërinë e Tiranës/ Bjarke Ingels mbron çibanin tek Parku Rinia

U arratis gjatë funeralit të vëllait, arrestohet pas 7 muajsh shqiptari në Australi!

Ambalazhet ushqimore nën kontroll për kimikatet, kufij të rinj dhe analiza të detyrueshme për bizneset

Gjenden 3 automjete të vjedhura, policia: Do përdoreshin për ngjarje kriminale





