Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Grabitja e Pronave, tenderat në Ukrainë zbulojnë skemën Rama-Yeffet Skema KAYO u kopjua nga Nigeria, si mashtroi shqiptarët ministri Ermal Nufi Studentët ndryshojnë strategji, protestë kombëtare dy herë në javë. Ja ditët dhe ora  ‘Lironi qyetarët, arrestoni Ramën’/ Protestuesit thirrje para Drejtorisë së Policisë së Tiranës pas arrest... “Diçka është kalbur në shtetin shqiptar”/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në ... BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ Nuk i organizon Rusia apo Irani, por reagim ndaj korrupsionit dhe keqq... Humbja katastrofike në zgjedhje/ Kë do të bëjë “kurban” Donald Trump? Emri që përflitet më së shumti ... Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit Prapaskenat në Bruksel/ Rama tentoi fshirjen e “paragrafit Balluku” nga raporti i BE-së Veliaj mesazh të fortë Ramës: Edhe në Spaç të më çosh, nuk shantazhohem, ke larguar socialistët dhe ke vënë... “Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Tensionet para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë furgonin e policisë, ef... Shpërthimi në pallatin 5-katësh në Elbasan, identifikohet viktima! Mister fati i 69-vjeçarit të mbetur mes ...
AKTUALITET

Ngjarja tragjike në Elbasan/ Ekspertët pezullojnë operacionin për kërkimin e të zhdukurit, shkak rrezikshmëria që paraqet banesa

P
Piranjat 4 November 2026, 20:53 · 2 min lexim
Ngjarja tragjike në Elbasan/ Ekspertët pezullojnë operacionin

Ekspertët nga Ministria e Mbrojtjes vendosën që të pezullojnë operacionin e kërkimin e personit që është raportuar i zhdukur. Shkak për pezullimin u bë rrezikshmëria që paraqet ndërtesa.

Shpërthimi i fuqishëm në pallatin pesëkatësh në Elbasan ka shkaktuar dëme të rënda në strukturën e ndërtesës. Sipas informacioneve, një person ka humbur jetën, ndërsa një i moshuar rezulton ende i pagjetur. Një nga banorët e pallatit të shkatërruar nga shpërthimi i fuqishëm në Elbasan rrëfyeu pak më herët momentet dramatike që përjetoi së bashku me familjen e tij, teksa një pjesë e strukturës së ndërtesës u shemb dhe i bllokoi daljen nga banesa.

 Mes tronditjes dhe dëshpërimit, ai ka treguar se në momentin e shpërthimit dera e ballkonit e goditi në kokë, ndërsa dëgjoi të birin që kërkonte ndihmë, pa pasur mundësi të shkonte pranë tij. Sipas banorit, forca e shpërthimit ishte aq e madhe sa një pjesë e soletës u shemb mbi katin ku ndodhej familja, duke bllokuar derën dhe duke e bërë të pamundur daljen nga banesa.

“Më ra dera e ballkonit në kokë. Dëgjova tim bir të bërtiste ‘O ba, të lutem më ndihmo!’ dhe të mos kishe mundësi ta ndihmoje. U hodha nga kati i dytë. Nuk di asgjë çfarë ka ndodhur, sepse të gjithë në atë moment shihnin punën e vet. Vetëm di që dola në ballkon dhe thirra ‘Merrni zjarrfikësit’”, ka rrëfyer ai.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.