JD Vance e pranon: Humbëm për shkak të luftës me Iranin
Zëvendëspresidenti JD Vance deklaroi se lufta me Iranin ishte shkaku i humbjes së Partisë Republikane në zgjedhjet e mesmandatit, duke argumentuar se votuesit që mbështetën presidentin Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, këtë herë kaluan në anën e demokratëve, në vend që thjesht të mos merrnin pjesë në votime

Zëvendëspresidenti JD Vance deklaroi se lufta me Iranin ishte shkaku i humbjes së Partisë Republikane në zgjedhjet e mesmandatit, duke argumentuar se votuesit që mbështetën presidentin Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, këtë herë kaluan në anën e demokratëve, në vend që thjesht të mos merrnin pjesë në votime.
Vance iu referua sondazheve të brendshme të republikanëve dhe deklaroi: “Ne humbëm për shkak të luftës”.
Ai tha se votuesit kërkonin përfundimin e luftës me Iranin, uljen e inflacionit dhe zbatimin e një agjende politike që vendos interesat e Amerikës të parat (America First).
Vance argumentoi gjithashtu se kishte kërkesa për një ndryshim në marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me Izraelin.
Vance e përshkroi rezultatin zgjedhor si një pasqyrim të pakënaqësisë brenda bazës elektorale republikane. Megjithatë, shpjegimi i tij për humbjen u mbështet në sondazhet e brendshme që ai paraqiti.
Edhe presidenti Trump ka pranuar se çmimet e karburanteve i kanë dëmtuar Republikanët gjatë zgjedhjeve të mesmandatit, duke thënë se njerëzve “nuk u ka pëlqyer” fakti që është dashur të paguajnë më shumë për karburantin.
Në një reagim për Fox News, Trump tha se nuk i sheh rezultatet si një “goditje” ndaj presidencës së tij, pavarësisht se partia e tij parashikohet të humbasë të dyja dhomat e Kongresit.
Ai u shpreh se demokratët “kanë synuar ta arrijnë këtë” – një fitore të rëndësishme – prej vitesh, dhe se “më në fund” ia dolën.
Më pas, ai i përgëzoi ata për “punën e mirë”.
Presidenti e shfrytëzoi gjithashtu rastin për të theksuar arritjet e dy viteve të fundit, duke veçuar ekonominë dhe sigurinë në kufirin jugor si sukseset e tij kryesore.
Lexo edhe
BOTA
Avioni që transportonte Vulinin dhe u kthye në Beograd, mbërrin në Moskë

Pekini: Zgjedhjet amerikane janë problem i tyre i brendshëm, ne do të vazhdojmë bashkëpunimin me SHBA-në

Zbulim historik, shkencëtarët gjejnë qeliza të kuqe gjaku të një dinosauri 115 milionë vjeçar!

“Kjo është një katastrofë”/ Republikanët e zemëruar fajësojnë Trumpin për humbjen shkatërruese

BMW regjistron rënien më të fortë të fitimit që nga viti 2020, shitjet në Kinë bien me 25%!





