Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
‘Lironi qyetarët, arrestoni Ramën’/ Protestuesit thirrje para Drejtorisë së Policisë së Tiranës pas arrest... “Diçka është kalbur në shtetin shqiptar”/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në ... BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ Nuk i organizon Rusia apo Irani, por reagim ndaj korrupsionit dhe keqq... Humbja katastrofike në zgjedhje/ Kë do të bëjë “kurban” Donald Trump? Emri që përflitet më së shumti ... Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit Prapaskenat në Bruksel/ Rama tentoi fshirjen e “paragrafit Balluku” nga raporti i BE-së Veliaj mesazh të fortë Ramës: Edhe në Spaç të më çosh, nuk shantazhohem, ke larguar socialistët dhe ke vënë... “Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Tensionet para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë furgonin e policisë, ef... Shpërthimi në pallatin 5-katësh në Elbasan, identifikohet viktima! Mister fati i 69-vjeçarit të mbetur mes ... Vrau babanë në bashkëpunim me nënën/ Kush është Gaz Fiku “Kjo është një katastrofë”/ Republikanët e zemëruar fajësojnë Trumpin për humbjen shkatërruese Kush janë katër shqiptarët në zgjedhjet amerikane, vetëm njëri është në avantazh
BOTA

Hakmarrja e Sanchez ndaj Trump, në ditën më të vështirë të tij

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, ka reaguar publikisht ndaj rezultateve të zgjedhjeve të mesmandatit në Shtetet e Bashkuara, duke e cilësuar triumfin e demokratëve si një sinjal të fortë politik me ndikim ndërkombëtar

P
Piranjat 4 November 2026, 18:03 · 2 min lexim
Hakmarrja e Sanchez ndaj Trump, në ditën më të

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, ka reaguar publikisht ndaj rezultateve të zgjedhjeve të mesmandatit në Shtetet e Bashkuara, duke e cilësuar triumfin e demokratëve si një sinjal të fortë politik me ndikim ndërkombëtar.

Përmes një postimi në rrjetin social X, shefi i qeverisë spanjolle e përshkroi procesin zgjedhor amerikan si “një votë kundër urrejtjes”, duke i lidhur këto zhvillime me zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme që pritet të zhvillohen në Spanjë më 29 nëntor.

Sipas Sánchez, votuesit përtej Atlantikut refuzuan linjat politike radikale.

“Dje, shoqëria amerikane votoi kundër politikave që vetëm varfërojnë. Kundër urrejtjes. Kundër maskilizmit. Kundër mohimit të ndryshimeve klimatike dhe kundër privilegjeve të elitës”, ka shkruar ai.

Kryeministri spanjoll e vendosi këtë rezultat në kuadrin e një tendence më të gjerë globale, duke përmendur gjithashtu zhvillimet politike në Amerikën Latine: “Ndodhi në Brazil. Sapo ndodhi në SHBA. Dhe së shpejti do të ndodhë në Spanjë”.

Në përmbyllje të reagimit të tij, kreu i ekzekutivit në Madrid mori në shënjestër drejtuesit e opozitës vendase, Alberto Núñez Feijóo të Partisë Popullore dhe Santiago Abascal të partisë Vox. Sánchez nënvizoi se “vala e ekstremizmit me të cilën Feijóo dhe Abascal po përpiqen të hipin nuk po rritet më, po shembet”.

Sanchez bëhet i pari politikan i rëndësishëm që reagon pas humbjes së Donald Trump.

Para tij kishte reaguar vetëm Irani, që tallej me Trump.

Kujtojmë që Trump ka pasur përrplasje të forta me kryeministrin spanjoll, të cilin e ka sulmuar disa herë publikisht. 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.