Përplasje e rëndë mes trenit dhe një kamioni në Luiziana, raportohen pesë të plagosur

SHBA- Të paktën pesë persona kanë mbetur të plagosur pas përplasjes së një treni të kompanisë Amtrak me një kamion të rëndë, të dielën pasdite, më 22 nëntor, në Luiziana të Shteteve të Bashkuara. Aksidenti ndodhi në lindje të qytetit Lafayette, kur treni u përplas me një kamion me 18 rrota, i cili transportonte një buldozer.
Si pasojë e përplasjes, dolën nga shinat lokomotiva dhe dy vagonët që transportonin bagazhe. Për fat të mirë, vagonët e pasagjerëve mbetën në shina. Në tren ndodheshin gjithsej 95 persona. Sipas autoriteteve, pesë persona pësuan lëndime, të cilat u cilësuan si të lehta, ndërsa disa prej tyre u transportuan në spital për ndihmë mjekësore.
Nga përplasja, buldozeri që transportonte kamioni përfundoi i përmbysur pranë shinave hekurudhore. Ekipet e zjarrfikësve dhe specialistët e materialeve të rrezikshme ndërhynë në vendngjarje për të siguruar zonën dhe për të ndihmuar pasagjerët të largoheshin në mënyrë të sigurt. Pasagjerët u evakuuan së bashku me bagazhet e tyre dhe më pas u transportuan me autobus drejt destinacionit përfundimtar. Shkaqet e sakta të përplasjes mbeten për t'u përcaktuar.
Lexo edhe
BOTA
Emri i familjes Trump në projektin e FIFA-s, zbardhet marrëveshja që parashikonte 96 vite bashkëpunim me Kushnerin

“Nuk ka prova se ka kryer diçka të paligjshme”, Trump përshëndet rikthimin e Jensen Huang në krye të Nvidia-s: SHBA-të kanë nevojë për li...

Erdogan vizitë zyrtare në Libi për herë të parë në më shumë se 15 vite

Vdekja e Giorgos Mazonakis në klinikën private, dalin rezultatet e toksikologjisë, pritet ekspertiza përfundimtare

Greva paralizon Belgjikën, anulohen qindra fluturime dhe ndërpritet transporti publik

Masakër në një festë për bebe në SHBA, tre të vrarë dhe një i plagosur, dyshohet për konflikt familjar

Rrëfim tronditës, Tyson Fury zbulon se vuan nga skizofrenia

Kina dënon me vdekje zyrtarin, nxori sekretet shtetërore për një vend të huaj





