Rama “zhduket” nga videoja zyrtare e liderëve që folën në OKB

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar pas publikimit të një videoje nga Kombet e Bashkuara, ku shfaqen liderë botërorë që kanë mbajtur fjalime gjatë Debatit të Përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Sipas Zhupës, në materialin video të publikuar nga United Nations nuk shfaqet kryeministri Edi Rama, i cili ka mbajtur fjalimin e tij në sesionin e 81-të të Asamblesë së Përgjithshme.
“Ramën e fshinë nga videoja zyrtare e liderëve që adresuan fjalët e tyre në OKB!”, shkruan Zhupa në Facebook, duke publikuar edhe videon.
Reagimi i deputetes së PD-së vjen në një kohë kur në ditët e para të Debatit të Përgjithshëm, foltorja e OKB-së është përdorur nga më shumë se 100 liderë botërorë për të përcjellë mesazhet e tyre.
Lexo edhe
POLITIKE
Anduela Llabani: Një ministër i brendshëm është qëlluar me shpëllë nga Ergys Agasi sepse nxori jashtë Vlora Hysenin

Tre dekada drejtues të SHIK-SHISH, meritat dhe akuzat

“Erdhi një listë nga Kosova me…”/ Artan Hoxha: Vlora Hyseni krijoi rreth të ngushtë, shmangu komunikimin standard

Shkullaku: Rama e nisi me krimin dhe po e mbyll me të, shqiptarët kanë të drejtë të reagojnë

Një klikim, mijëra lekë/ BIRN: Si po bien shqiptarët në grepin e ‘mashtrimit kompjuterik’

‘Rama padrino i Tahirit, Veliajt, Ballukut, Gysit, Vlorës’/ Bushati: Funskionimi i shtetit si bandë mafioze

Ish-ministri i Ramës ngre alarmin për SHISH: Gjëmë e madhe, inteligjenca kombëtare jashtë kontrollit

Revolta qytetare në ditën e 121, protestuesit marshojnë drejt “Qytetit Studenti”: Pa rini nuk ka Shqipëri!





