Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Wenger kandidat për president të FIFA-s? UEFA gati ta vendosë si rival të Infantinos VIDEO/ Pamje të pazakonta në Detroit! Udhëtarët e veçantë në autobusin e qytetit, dy kuaj futen në… Kërcënime nga Rama përmes Toni Gogut/ Veliaj kërkesë Ballës: Inicio ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlam... Tmerr në Kanada, arusha dhe tre këlyshët e saj vrasin nënën dhe vajzën. Autoritetet i ekzekutojnë Revolta e 30-të studentore/ Tubimit përpara Ministrisë së Arsimit i bashkohen edhe Studentët e Mjekësisë ... Zvicra/ Dy ndeshje pa kapitenin, Akanji nuk e fsheh rëndësinë e Granit Xhakës Kylie Jenner përballet me padi nga ish-punonjësja, pretendon se e mbajtën të mbyllur në dollap për më shumë... 2.84 miliardë lekë për Gardën e Republikës, ja si do të ndahen fondet në 2027! Opozita ngre shqetësimin për... “11.11”, Dita e Beqarëve që u kthye në festën më të madhe të blerjeve në botë, si lindi tradita dhe pse e t... Kërkojnë dorëheqjen e Ramës, studentët nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit Katër shtete të BE-së sfidojnë ultimatumin e Merz për financimin e Ukrainës: E papranueshme! Zhupa: Rama të dëgjojë BE, kërkohet zgjidhje politike dhe jo represion
POLITIKE

Gazetari nga Kosova shkruan për dy rusët që urdhëruan Vlora Hysenin të vëzhgonte diplomatin amerikan

P
Piranjat28 September 2026, 16:37 · 2 min lexim
Gazetari nga Kosova shkruan për dy rusët që urdhëruan Vlora

Fitim Çeku, një gazetar shqiptar nga Kosova ka publikuar dokumentet e nxjerra nga rrjeti i hakerave "Homeland Justice", i cili nga autoritetet në Tiranë është lidhur me rrjetet iraniane që dyshohet se sulmuan sistemet qeveritare. Dje, grupi në Telegram publikoi identitetet e rusëve.

Bëhet fjalë për shtetasit Andrei Glushchenko dhe Andrei Dotsenko, që sipas gazetarit investigativ nga Kosova, janë dy diplomatët e Ambasadës Ruse në Tiranë, ama dyshohet se punojnë edhe për shërbimet ruse të inteligjencës. Fitim Çeku thotë se për këta emra, ata janë informuar përmes kanaleve të informacionit 1 vit më parë, përmes një emaili "konfidencial". Gazetari thotë se pikërisht këta dy rusë, ndihmuan Vlora Hysenin, Kosovën dhe Serbinë për të përgjuar diplomatët amerikan.

"Vlora Hyseni, së bashku me bashkëpunëtorët e saj përfshirë Fatmir Shehollin dhe agjentë lokalë në Kosovë dyshohet se mori urdhra nga këta dy rusë për të mbajtur nën vëzhgim një diplomat amerikan dhe eventualisht një gazetar nga Kosova.

Për këta emra që janë pjesë e komplotit në Ballkan na u informuam përmes kanaleve tona të informacionit 1 vjet më parë përmes një emaili "Konfidencial". Çuditërisht, një faqe në telegram i paska publiku këto dokumente sekrete, e cila paraqitet si faqe që kontrollohet nga qeveria e Iranit, por në shumë mundësi këto dokumente i ka nxjerr Ergys Agasi të marrura nga Vlora Hyseni", shkruan ai.

Gazetari shqiptar i Kosovës, thotë se tani që skandalet kanë dalë në dritë, të gjithë po luftojnë që të largojnë përgjegjësinë nga vetja.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.