POLITIKE

“Forcat Shqiponja sillen si kalamaj”, Dervishi: Policia nuk di të menaxhojë protestat

Piranjat Përditësimi i fundit 13 Tetor 2026, 22:15
“Forcat Shqiponja sillen si kalamaj”, Dervishi: Policia nuk di

Një moment që duhet analizuar dhe reflektuar, sepse është një pikë kthese. Kështu u shpreh gazetari Lutfi Dervishi për protestën e sotme e cila prej më shumë se 6 orësh përshkallëzoi në tensione, përplasje dhe dhunë mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Dervishi kritikoi Policinë e Shtetit për mënyrën se si menaxhoi protestën e sotme në Tiranë. Sipas tij dhuna filloi nga protestuesit por u përshkallëzua nga policia, për shkak të paaftësisë së saj.

“Sot pamë dhunë dhe duhet të analizojmë pse mbërritëm në këtë pikë. Mendoj se, më shumë se studentët, status quo-në e ka ndryshuar policia me inkompetencën e vet. Forcat ‘Shqiponja’ nuk kanë lidhje me menaxhimin e protestave. Ato janë forca të ndërhyrjes së shpejtë. Policë civilë me kapuç dhe me maskë në fytyrë kam për detyrë vetëm identifikimin e elementëve problematikë. Dhe janë forca të tjera që i adresojnë elementet problematikë, por jo të përfshihen në përleshje”, deklaroi Dervishi.

Sipas tij drejtuesit e policisë duhet të koordinojnë veprimet, të dialogojnë dhe të sigurojnë që reagimi të jetë proporcional.

“Drejtori i policisë mendohet që është truri. Është njeriu që drejton, është njeriu që menaxhon, është njeriu që dialogon me drejtuesit e vetë. Ndoshta dhe me drejtuesit e protestës. Është çmenduri ta mendosh që të shkojë dhe të futet vet për të kapur protestues. Mendoj që është paaftësi e policisë së shtetit për të menaxhuar një protestë qoftë edhe e dhunshme, por jo ndonjë përmasë biblike.  Kur shikon protestat në Francë, shikon policinë që i prin protestuesve, i tregon nga duhet të kalojnë, nga duhet nga duhet të protestojnë dhe reagimi është gjithmonë proporcional. Dhuna ka filluar nga protestuesit dhuna, përshkallëzimi ka ardhur për shkak të policisë. Është krejt e paimagjinueshme se sa paaftësi tregojnë për të menaxhuar një situatë dhe kjo ndryshon të gjithë status quo-në”, theksoi gazetari në A2 CNN.

Për Dervishin ky është një moment reflektimi që kërkon edhe përgjigje politike. Ai u ndal edhe te arsyet që i kanë nxjerrë studentët dhe qytetarët në rrugë, nga rritja e kostos së jetesës, çmimet e larta, kushtet e strehimit dhe mungesa e përmbushjes së disa kërkesave të studentëve që nga protestat e vitit 2018.

“Pse dolën studentët në vitin 2018 dhe pse po dalin sërish në vitin 2026? Çfarë ka ndryshuar në këto tetë vite? Qyteti mund të jetë më i bukur, por është bërë i papërballueshëm për ta. Ku janë konviktet që do t’i strehonin? Ku është karta e studentit, infrastruktura universitare dhe përfaqësimi që u ishte premtuar? Shumë prej këtyre kërkesave mbeten ende pa përgjigje. Dhe ky është një moment reflektimi që kërkon edhe përgjigje politike. Se çfarë ka ndodhur? Si do të reagosh ndaj kësaj? Nuk mund të shkosh për me idenë me platforma, me pasqyra. Në një kohë që realiteti është ky, realiteti është që çmimet në këtë vend janë më të shtrenjta se mesatarja e çdo vendit të Bashkimit Europian, ndërkohë që rrogat nuk janë kurrë në ato nivele”.

Ai theksoi se njerëzit duhet të dëgjohen, ndërsa qeveria duhet të reflektojë dhe të japë zgjidhje konkrete, në vend që ta menaxhojë me prani besnike të cilën e quajti një tallje për qytetarët.

“Ne nuk shohim reflektim, shohim vetëm histori. Domethënë një problem shumë serioz do ta do ta menaxhojmë me prani besnike. Domethënë a ka tallje më të madhe? Çfarë domethënë prani besnike? Disa njerëz që ulen atje dhe tallen. Ideja është kjo që njerëzit duhen dëgjuar jo për t'ia hedhur, por duhen dëgjuar që kanë hall, se nuk kanë dalë për qejf në rrugë. Dhe ideja është kjo çfarë do të bësh nesër me ta, si do ta zgjidhësh këtë? Do i thuash që janë huliganët e opozitës, do i thuash që janë agjentët e Iranit, do i thuash që janë të gënjyer?”.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje