Gjekmarkaj në Zagreb, takon homologun Reiner: Mbështetja për Shqipërinë dhe Kosova në fokusin e takimit
Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Agron Gjekmarkaj, zhvilloi një takim në Parlamentin e Kroacisë me nënkryetarin e...
Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Agron Gjekmarkaj, zhvilloi një takim në Parlamentin e Kroacisë me nënkryetarin e...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta lidhur me marrëdhëniet mes ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyse...
Kreu i PD-së, Sali Berisha duke folur për mediat iu referua fillimisht një podcasti të Edi Ramës, ku, sipas tij, u prezantua nj&e...
Banka Botërore parashikon se rritja ekonomike e Shqipërisë këtë vit do të ngadalësohet. Nga 3.7 që ishte, institucioni...
Wikipedia ka njoftuar se ka zbuluar aktivitet të paautorizuar nga agjentë të automatizuar të inteligjencës artificiale të operuar ...
Çmimet e larta kanë rritur peshën e shpenzimeve për ushqime në buxhetet familjare gjatë vitit 2025. Sipas të dhënave...
Një person ka humbur jetën në ambientet e një kompanie në Vlorë, teksa dyshohet se ishte duke punuar. Sipas raportimeve në...
Manchester City po përballet me një tjetër polemikë jashtë fushës, këtë herë për shkak të sponsorit t&eum...
Protestat studentore kanë përfshirë disa qytete të Francës, ndërsa mijëra nxënës dhe studentë kanë dal&eu...
Një aksident fatal në punë ndodhi në orët e para të pasdites së djeshme në rrugën Coletti, në zonën Rivab...

Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Agron Gjekmarkaj, zhvilloi një takim në Parlamentin e Kroacisë me nënkryetarin e këtij institucioni, akademikun dhe kardiologun Željko Reiner.

Gjatë takimit, Gjekmarkaj shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Kroacisë ndaj Shqipërisë në procesin e integrimit europian, si dhe ndaj Kosovës. Ai vlerësoi gjithashtu qëndrimin e Kroacisë lidhur me ish-komandantët e UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.
Gjekmarkaj gjatë bisedës përcolli në emër të liderit të opozitës, Sali Berisha, përshëndetjet për kryeministrin kroat Andrej Plenković, të cilin e cilësoi si kryetar të një partie të qendrës së djathtë dhe aleate në Partinë Popullore Europiane.
Një pjesë e diskutimit iu kushtua zhvillimeve politike në Shqipëri. Gjekmarkaj tha se ngriti shqetësime lidhur me zgjedhjet, të cilat, sipas tij, janë kontestuar edhe nga OSBE/ODIHR. Ai deklaroi se në vend vijon një klimë protestash dhe pakënaqësie, ndërsa opozita, sipas tij, është përjashtuar nga jeta institucionale dhe nga diskutimet për reforma, përfshirë reformën territoriale dhe atë zgjedhore.
Nënkryetari i Kuvendit ben te ditur se diskutoi për shqetësimet e tij lidhur me drejtësinë, duke vlerësuar se zhvillime të tilla ndikojnë në rrugën europiane të Shqipërisë.
Në takim u diskutuan edhe marrëdhëniet historike dhe lidhjet kulturore shqiptaro-kroate. Gjekmarkaj veçoi traditën e shkollave françeskane të Livnos dhe ndikimin e tyre në formimin e disa prej figurave të rëndësishme të kulturës shqiptare, mes tyre At Gjergj Fishta dhe At Shtjefën Gjeçovi.
Biseda preku gjithashtu kontributin e albanologut kroat Milan Šufflay, rolin e Universitetit të Zagrebit në formimin e intelektualëve shqiptarë të Kosovës, si dhe historinë e arbëreshëve dhe praninë shqiptare në Kroaci.
Në përfundim të takimit, Gjekmarkaj ftoi nënkryetarin e Parlamentit kroat, Željko Reiner, për një vizitë në Shqipëri.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se kompania e Ron Yeffet, ka përfituar rreth 45 milionë euro nga buxheti i shtetit, ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta lidhur me marrëdhëniet mes ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyse...
Kreu i PD-së, Sali Berisha duke folur për mediat iu referua fillimisht një podcasti të Edi Ramës, ku, sipas tij, u prezantua nj&e...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka denoncuar ndërhyrjen për ndërtim në zonën e kompleksit Taivan, në Parkun...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka komentuar projektin e ri të Kodit të Procedurës Penale të propozuar nga kryemini...
Gazetari Armand Shkullaku ka ngritur pikëpyetje të forta mbi përzgjedhjen e biznesmenit Ron Yeffet në projektin e industrisë shqiptare ...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka emëruar nga qelia dy nënkryetarë të rinj: Sara Goxhajn dhe ish-deputetin soc...
Për analistin, Andi Bushati skandali me kompaninë shtetërore të armëve, ‘Kayo’ bën bashkë personazhe që p&eu...
Vijon marshimi i qytetarëve shqiptarë në rrugët e Tiranës në ditën e 128 kundër qeverisë. Protestuesit mbajnë...
Aktivisti Arben Kola, në protestën e 128 kundër qeverisë kishte një thirrje për SPAK. Kola u shpreh se SPAK duhet që të...