“Histori të turpshme”/ Berisha: Kompania e Yeffet mori 45 mln euro nga taksat e shqiptarëve, godinën ku ishte vendosur News24 dhe prona të privatëve

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se kompania e Ron Yeffet, ka përfituar rreth 45 milionë euro nga buxheti i shtetit, si dhe prona shtetërore e private.
Duke folur për atë që e cilësoi si një “skemë mafioze” të mbështetur nga qeveria, Berisha tha se kompania e Yeffet ka përfituar miliona euro nga taksat e shqiptarëve dhe prona shtetërore, duke përfshirë edhe godinën ku ishte vendosur prej vitesh News24.
Sipas Berishës, përveç pronave shtetërore, grupi që ai akuzon ka marrë edhe prona private të qytetarëve në Zall-Herr.
“Në një skemë mafioze të ndërtuar nga Rama, të mbështetur prej tij me ligje e vendime, Yeffet, de facto kompanisë së tij, nga buxheti i taksapaguesve shqiptarë i janë dhënë 45 mln euro, dhjetëra mln euro pronë shtetërore, përfshirë edhe pronat ku ishte vendosur prej vitesh News24”, deklaroi Berisha.
Ai vijoi me pretendimet për pronat në Zall-Herr, duke thënë se familjeve u janë marrë pasuritë e fituara me dokumentacion, me argumentin se ato i përkisnin shtetit.
“Përveç këtyre, ky grup mafiozësh shkon dhe plaçkit prona private të qytetarëve shqiptarë në Zall-Herr, të fituara me dokumentacion. Ua marrin familjeve pronat duke u thënë se janë të shtetit. Historia është shumë interesante dhe e turpshme”, u shpreh Berisha.
Lexo edhe
POLITIKE
Berisha: Vlora Hyseni bashkëjetonte me Yeffet. SHISH në një anë Ronin, në një anë Agasin!

“Kompania e famëziut Ard Veliu bashkohet me Ron Yeffet”/ Berisha: Pas shfaqjes së Ramës, mis autoblindi na del në Kashar

Tabaku: Rama po ia jep “Parkun Rinia” Besnikut të partisë, po i merr Tiranës një nga mushkëritë e fundit

“Po bën kod procedure për veten”/ Murrizi: Rama do të heqë burgun për krimin nga “kollaret”! Pres reagimin e ndërkombëtarëve

Shkullaku: Pse Rama zgjodhi Ron Yeffetin dhe jo Lockheed Martin? Këtu është gjithçka e strukturuar

Erion Veliaj emëron nga qelia dy nënkryetarë të rinj të Bashkisë Tiranë

Skandali ‘KAYO’/ Bushati: Pas trekëndëshit të hajdutërisë fshihet Edi Rama

“Dorëheqje, dorëheqje”/ Thirrje të forta në bulevard kundër qeverisë





