Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Bëhu e imja vetëm një herë”/ Një miqësi që u kthye në përndjekje dhe shantazh Dramë familjare në Vlorë/ Dy motra të mitura jashtë kontrollit, dyshime për ngacmim nga të rriturit Artistët e “atyre” dhe të “këtyre” Shqipëria, portë e hapur pa asnjë kontroll / Emigrantët nga Lindja shtojnë radhët e kriminalitetit Buxheticidi! Laboratorët pa mjekë të specializuar/ Pas denoncimit të Piranjave, Ministria ndryshon rregulloren Kërkesë kundër ekstradimit/ Gjykata Supreme e Brazilit vendos për narko-trafikantin Ervin Mata Berisha: Protestat e qershorit, uragani më i fuqishëm i lirisë së shqiptarëve! Studentët e rinia, të gatshë... EMRI/ Dhunoi policin dhe gëlltiti kokainën, kush është 40-vjeçari shqiptar që përfundoi në gjendje të rëndë... Nis protesta e 174 kundër qeverisë para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me policinë Merret vendimi për kryebashkiakun, Erion Veliaj do t’i nënshtrohet operacionit më 23 nëntor, Drejtoria e Bu... Gjeti 12 mijë euro në koshin e plehrave dhe i dorëzoi në polici, ndershmëria i siguron punë të përhershme n...
POLITIKE

“Po bën kod procedure për veten”/ Murrizi: Rama do të heqë burgun për krimin nga “kollaret”! Pres reagimin e ndërkombëtarëve

P
Piranjat 5 October 2026, 22:39 · 2 min lexim
“Po bën kod procedure për veten”/ Murrizi: Rama do të

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka komentuar projektin e ri të Kodit të Procedurës Penale të propozuar nga kryeministri Edi Rama. Murrizi ka lëshuar akuza të forta, duke u shprehur se ndryshimet po bëhen nga kreu i qeverisë për interesat e tij personale dhe për të mbrojtur zyrtarët e korruptuar.

Gjatë fjalës së tij, ai theksoi se ndërsa në vitet e para të qeverisjes njerëzit e thjeshtë përfundonin në burg për energjinë elektrike apo për ndërtime të vogla, tani po tentohet të hiqet masa e arrestit me burg për të ashtuquajturat “krime me kollare”.

“Ky po i bën ndryshimet për veten e tij. Ambasadori që ka ardhur tani është i fortë. Rama po bën një kod procedure për veten e tij. Kodi ka burgun, masën më të fortë shtrënguese. Gjithë krimet e këtyre me kollare në shtet, ky do ta heqë fare arrestin me burg,” u shpreh Murrizi.

Më tej, ish-deputeti u ndal te roli i institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas tij kanë reaguar ndaj këtyre nismave, por ndodhen përpara një ngërçi pasi nuk kanë vota në Kuvend për të bllokuar ligje të tilla.

Për këtë arsye, ai theksoi se shpresa e vetme mbetet te reagimi i fortë i partnerëve ndërkombëtarë për të ndaluar miratimin e këtij projektligji në Parlament.

“Ky 4 vitet e para futi në burg njerëzit se nuk kishin paguar dritat, për një çati, për një kotec. Drejtësia ka reaguar kundër, por nuk kanë vota atje në Kuvend. Pres që ndërkombëtarët të reagojnë fort dhe ta ndalojnë që të mos e votojë atë ligj. Prokuroritë, SPAK, gjyqtarët nuk kanë vota në Parlament,” përfundoi Murrizi.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.