Shtyja e gjyqit, Blushi: Bëhet me qëllim për mbajtjen në paraburgim politik të Ilir Metës
Është shtyrë sërish gjyqi i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit në Gjykatën e Posaçme. Jashtë ambienteve të ...
Është shtyrë sërish gjyqi i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit në Gjykatën e Posaçme. Jashtë ambienteve të ...
Gjykata e Posaçme ka shtyrë për më 15 tetor seancën e radhës në procesin ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, pasi...
Madrid Sula, mësuesi 60-vjeçar i cili dyshohet se i dërgonte mesazhe erotike nxësëses 13-vjeçare ka dalë ditën e s...
Pas një periudhe pesë mujore, nga dita e sotme janë rikthyer kontrollet në të gjitha pikat e kalimit kufitar mes Shqipërisë...
Kryebshkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj i ka dal hapur kryeministrit Rama në lidhje me propozimin për reformën territoriale. N&eu...
Në qendër të vëmendjes është sërish Cristiano Ronaldo dhe mungesa e tij në ndeshjen ndaj Norvegjisë. Fakti që...
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka nxjerrë këtë të enjte një ftesë për paraqitje për t’u marrë...
Prokuroria e Fierit ka sekuestruar rreth 2.6 milionë euro në llogari bankare, si dhe një automjet luksoz tip “Bentley”, në kua...
Kërkesa e Partisë Demokratike për zhvillimin e një mocioni me debat mbi përgjegjësitë institucionale lidhur me emërimi...
Policia e Shtetit ka nisur marrjen në pyetje të personave që dyshohet se kanë lidhje me skandalin e videove intime që qarkulluan gjat...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur akuza të forta ndaj qeverisë shqiptare për kontrollin e medias dhe kufizimin e pluralizmit, gjatë fjalimit të tij në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës në Strasburg.
Berisha deklaroi se mbi 90% e mediave në Shqipëri kontrollohen nga interesat politike dhe ekonomike të qeverisë dhe bizneset e lidhura me të. Sipas tij, mediat që nuk janë nën këtë kontroll përballen me presione, sulme ndaj gazetarëve dhe gjoba të rënda.
Berisha e cilësoi “korruptimin e gjuhës” si një mjet sundimi, duke argumentuar se ai pengon mendimin e pavarur dhe e bën pluralizmin politik fiktiv. Në përfundim të fjalimit, kreu i PD kërkoi qëndrime dhe masa ndërkombëtare ndaj asaj që ai e cilësoi si “narkoshtet”, duke e lidhur këtë me rivendosjen e lirisë së medias dhe pluralizmit demokratik në Shqipëri.
Fjalimi i djeshëm i kryetarit të PD, Sali Berisha në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, transkriptuar edhe në sajtin zyrtar
Raportet më serioze ndërkombëtare dëshmojnë se në Shqipëri mbi 90% e mediave, përfshirë mbulimin e lajmeve, debatet dhe editorialet, kontrollohen nga kryeministri, narkoqeveria e tij dhe bizneset e oligarkëve të tij. Më pak se 10% e mediave që nuk kontrollohen janë subjekt i persekutimit, sulmeve verbale dhe fizike kundër gazetarëve nga vetë kryeministri dhe narkozyrtarët e tij, si dhe i gjobave të rënda, deri edhe i shkatërrimit të pronës dhe pasurisë së tyre.
Të gjitha rekomandimet e këtij institucioni dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare për mediat në Shqipëri janë injoruar nga qeveria shqiptare.
Në një kontekst ku 90% e mediave kontrollohet nga interesat politike dhe ekonomike të qeverisë, “e keqja banale” pushon së qeni një seri gabimesh rastësore dhe shndërrohet në një sistem operativ dhe ky është pikërisht rasti i Shqipërisë.
Kur 90% e mediave kontrollohet nga qeveria, korruptimi i gjuhës nuk është më një pasojë anësore, por një teknologji sundimi, dhe ky është një rast tipik i Shqipërisë. Në këtë rast, gjuha kthehet në një lloj “burgu pa mure”, ku fjalët përdoren për të parandaluar mendimin e pavarur përpara se ai të lindë. Korruptimi i gjuhës është me distancë mjeti më i fuqishëm dhe më i padukshëm i “të keqes banale”.
Korruptimi i gjuhës shënon shkatërrimin e kontratës themelore mes njeriut, shoqërisë dhe së vërtetës. Korruptimi i gjuhës korrupton mendimin: liria bëhet fiktive, pluralizmi politik zëvendësohet nga pluralizmi burokratik, dhe ky është realiteti i sotëm në Shqipëri, narkoshteti i parë dhe i vetëm në Evropë.
Gjuha nuk shërben më për të kërkuar të vërtetën, por për të ndërtuar mure.
Ludëig UITTGENSTEIN ka thënë: “Kufijtë e gjuhës sime tregojnë kufijtë e botës sime.”
Ajo shërben për të sulmuar kundërshtarët dhe për të demonizuar opozitën e vërtetë. Në një vend ku e keqja banale është shndërruar në sistem dhe korruptimi i gjuhës në një teknologji dominuese, opozita është gjithmonë fajtore për çdo gjë që ndodh në vend.
Një qëndrim i prerë, sanksionet ndërkombëtare dhe ndëshkimi i narkoshtetit në Shqipëri si dhe i atyre që e ndërtuan atë, janë kushte sine qua non për lirinë dhe pavarësinë e mediave dhe për rivendosjen e pluralizmit të vërtetë demokratik në vendin tim.
Deputetja e Partisë së Lirisë dhe nënkryetarja, Erisa Xhixho kritikoi rritjen e çmimeve të banesave në Tiranë dhe nu...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi gjatë fjalës së tij në Konferencën e Kryetarëve ka folur lidhur...
Kërkesa e Partisë Demokratike për zhvillimin e një mocioni me debat mbi përgjegjësitë institucionale lidhur me emërimi...
Ish deputetin i PL, Petrit Vasili teksa komentoi ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, të prezantuara këtë të mërkur&eum...
Qytetarët do të mblidhen sot në protestën e 124-të radhazi kundër qeverisë Rama. Për më shumë se tre muaj, q...
Konferenca e Kryetarëve do të shqyrtojë sot kërkesën e PD për mocion me debat, në lidhjen me arrestimin e ish-drejtors...
Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Edith Harxhi, ka reaguar për vizitën e presidentes së Komisionit Europian, Ursula...
Pas skandalit të SHISH, ku drejtuesja e tij, Vlora Hyseni, po hetohet nën dyshimin për nxjerrje të informacionit të klasifikuar, kolone...
Gazetari Milaim Zeka komentoi masën e sigurisë ndaj ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni. Zeka foli për emërimin e saj në ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes subjekteve politike shqiptare të Pre...