Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Shqipëria mbyll llogaritë, ngjitet në Ligën B, triumf me zemër ndaj Bjellorusisë Gazeta amerikane shpjegon pse u shty Samiti i NATO-s në Tiranë Rrjetet kineze të pastrimit të parave në shërbim të karteleve meksikane, si bashkëpunojnë me mafian shqipta... Ndjekja nga policia/ 40-vjeçari shqiptar gëlltit kokainën, në gjendje kritike në spital Kremlini: Nëse nuk do të ketë marrëveshje me Evropën, do të përdorim forcën! BE: Ndalohet anija e flotës fa... Vranë barbarisht studenten, mbrojtja rikthen çështjen në Gjykatën e Lartë. Ja prova për të riun shqiptar ... “Më kthe 5 eurot ose…”/ Zbardhet e vërteta mbi fatin e Artjol Ramajt. Trupin autori e hodhi në pyll për…... Rruga në Mallakastër e pakalueshme prej 8 vitesh/ Banorët denoncojnë dëmtimet nga transporti i druve Kishte ikur në mëngjes nga banesa - Gjendet pa shenja jete në lumin Devoll e moshuara Berisha: Majko i kërkon Padrinos dhe anëtarëve të tjerë të organizatës kriminale dorëheqjen! Majko trondit PS: Do të humbim Bashkinë Tiranë Mjegulla mbulon Parkun Kombëtar të Llogorasë, vështirësi në qarkullimin e automjeteve
POLITIKE

Xhixho: 50 mijë apartamente bosh në Tiranë, SPAK të hetojë flluskën imobiliare

P
Piranjat 1 October 2026, 10:35 · 4 min lexim
Xhixho: 50 mijë apartamente bosh në Tiranë, SPAK të

Deputetja e Partisë së Lirisë dhe nënkryetarja, Erisa Xhixho kritikoi rritjen e çmimeve të banesave në Tiranë dhe numrin e lartë të apartamenteve bosh. Ajo tha nw njw potsim nw rrjetet sociale se qytetarët me të ardhura mesatare e kanë gjithnjë e më të vështirë të blejnë një shtëpi, ndërsa ndërtimi vijon me ritme të larta.

 Xhixho kërkoi hetim për sektorin imobiliar, duke ngritur pretendimin se ndërtimi mund të përdoret për pastrimin e parave nga aktivitetet kriminale dhe korrupsioni.

Ajo kërkoi gjithashtu më shumë transparencë dhe përgjegjësi institucionale për mënyrën se si po zhvillohet Tirana.

DEKLARATA E PLOTE

KULLAT MBIJNË ÇDO DITË. POR PËR KË PO NDËRTOHET TIRANA, SE PËR QYTETARËT JO, KURRË?

Këto janë kullat që mbijnë çdo ditë në Tiranë, por a mund të blejë një qytetar i ndershëm shtëpi në këto kulla?

Këto nuk janë për ju, qytetarë, sepse çmimet e çmendura shkojnë nga rreth 2,300 euro për metër katror, në 3,500 e deri në 4,000 euro.

Një familjeje të zakonshme, me të ardhura mesatare, i duhen të paktën 60 vjet për të blerë një shtëpi.

Por rreth 50 mijë apartamente në Tiranë rezultojnë bosh.

Atëherë, për kë ndërtohet? Kujt i duhen këto mijëra apartamente të pabanuara?

Logjika është e qartë. Ndërtimi është kthyer në një lavatriçe gjigante për pastrimin e parave të krimit, korrupsionit dhe narkotrafikut.

Ndërtimi zë në ekonominë e Shqipërisë 12.5% të PBB-së, ndryshe nga BE-ja, ku është vetëm 5%.

Ndërkohë, 12 miliardë euro qarkullojnë jashtë sistemit bankar. Ndërsa korrupsioni i kushton ekonomisë rreth 1 miliard euro në vit.

Kjo çmenduri ndërtimi nuk përkthehet në strehim për shqiptarët. Tirana dhe bregdeti janë shkatërruar nga betoni dhe janë kthyer në kantiere kullash, ndërsa çmimet e banesave nuk kanë asnjë lidhje me mundësitë e njerëzve të zakonshëm për t’i blerë ato.

Nëse kullat vazhdojnë të shtohen pa u ndalur, pse familjet shqiptare nuk i blejnë dot ato?

Për kë po ndërtohet Tirana, kur për qytetarët ato janë absolutisht të paarritshme?

Ndaj duhet hetim i menjëhershëm, i thellë dhe me përgjegjësi të lartë ligjore, dhe jo propagandë, pasi pastrimi i parave të drogës dhe korrupsionit në ndërtim po shkatërron ekonominë, po lë breza të tërë pa një shtëpi dhe po shpopullon vendin.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.