Arresti i ish-kreut të SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

Konferenca e Kryetarëve do të shqyrtojë sot kërkesën e PD për mocion me debat, në lidhjen me arrestimin e ish-drejtorshës së SISH, Vlora Hyseni. Ajo do të zhvillohet në orën 09:00, ndërsa në kërkesën e depozituar në Kuvend, PD kërkon që të shqyrtohen përgjegjësitë institucionale për emërimin, ushtrimin e detyrës, mbikëqyrjen dhe largimin e Hysenit nga drejtimi i Shërbimit Informativ të Shtetit, si dhe masat e marra për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar.
Gjithashtu PD kërkon që Kuvendi të shqyrtojë procedurat dhe kriteret e ndjekura për përzgjedhjen dhe emërimin e Hysenit, përgjegjësitë e institucioneve të përfshira në këtë proces, si dhe mekanizmat e kontrollit, mbikëqyrjes dhe llogaridhënies gjatë ushtrimit të detyrës.
PD kërkon që Kuvendi të shqyrtojë verifikimet e kryera për të përcaktuar nëse dhe në çfarë mase është komprometuar informacion i klasifikuar, si dhe masat e marra për garantimin e sigurisë së informacionit dhe mbrojtjen e personelit të SHISH. Në kërkesën e saj, PD kërkon gjithashtu të verifikohet përgjegjësia institucionale dhe politike e Kryeministrit dhe strukturave shtetërore përkatëse në procesin e përzgjedhjes, emërimit, mbikëqyrjes dhe largimit të drejtorit të SHISH.
Sipas PD-së, çështja është me rëndësi për ushtrimin e kontrollit parlamentar mbi institucionet e sigurisë kombëtare. Partia kërkon transparencë dhe llogaridhënie mbi mënyrën se si janë zbatuar mekanizmat e verifikimit, sigurisë dhe mbikëqyrjes.
Në fund të kërkesës, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike kërkon që Konferenca e Kryetarëve të përcaktojë datën e zhvillimit të mocionit me debat në seancë plenare. Kjo duke theksuar se shqyrtimi parlamentar duhet të respektojë pavarësinë e organeve të drejtësisë, prezumimin e pafajësisë dhe rregullat për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar.
Lexo edhe
POLITIKE
Harxhi: Von der Leyen harroi skandalet e Ramës, BE-ja po mbyll sytë përballë narkoshtetit

“Do të zbulohet një skandal edhe më i madh se SHISH”, koloneli bën paralajmërimin e fortë

Gazetari Milaim Zeka: Ja pse Rama nuk duhej ta vendoste Vlora Hysenin në krye të SHISH-it

Berisha përshëndet marrëveshjen e partive shqiptare në Luginën e Preshevës: Të gjithë shqiptarët të marrin pjesë në zgjedhje

KLSH fut në skaner Thumanë-Kashar, Burgjet, HEC-et dhe bujqësinë, Arben Shehu: Asnjë lloj presioni nuk na ndal

"Nesër më shumë"/ Mbyllet dita e 123 e protestës: Rama jep dorëheqjen!

Von der Leyen në Tiranë, eurodeputetja gjermane: Shqiptarët nuk e meritojnë qeverinë që kanë

Bardhi-Ramës: Kush e propozoi Vlora Hysenin në krye të SHISH-it? Jep përgjigje




