Gjykata Kushtetuese i përgjigjet Bardhit: Palët duhet të presin vendimin e arsyetuar

Gjykata Kushtetuese i është përgjigjur kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, pasi ky i fundit tha se gjykata kishte marrë një vendim për qëllime politike dhe kishte shtrembëruar faktet dhe provat.
Përmes një deklarate zyrtare, Gjykata Kushtetuese thotë se formulimi i përdorur në njoftimin e saj nuk i referohej mbledhjes së 9 dhjetorit, por afatit fundor që Komisioni i Ligjeve kishte përcaktuar për paraqitjen e mbështetjes së kandidatëve nga 28 deputetë.
Deklarata e plotë:
Pas njoftimit të publikuar sot për çështjen e zgjedhjes së Avokatit të Popullit, Gjykata u njoh me reagimin e përfaqësuesit të kërkuesit, sipas të cilit ajo ka “shtrembëruar faktet e provat” e çështjes, duke vënë në dyshim besimin publik te vetë Gjykata. Njoftimet për shtyp shërbejnë për transparencën e vendimmarrjes dhe për informimin e orientimin e publikut deri në shpalljen e vendimit përfundimtar të arsyetuar.
Për këtë arsye, hartohen në gjuhë të thjeshtë e të kuptueshme, pa paraqitur hollësisht faktet. Ato përgatiten nga strukturat ndihmëse të Gjykatës, siç veprohet edhe në gjykata të tjera simotra dhe në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (https://hudoc.echr.coe.int/eng-press).
Lidhur me reagimin e përfaqësuesit të kërkuesit, Gjykata sqaron se togfjalëshi “momentin e verifikimit nga Komisioni i Ligjeve të kandidaturave dhe kalimin e tyre për votim në seancë plenare” i referohet afatit fundor pararendës që vetë komisioni kishte përcaktuar për paraqitjen e mbështetjes së kandidatëve nga 28 deputetë. Si në çdo rast tjetër, palët duhet të presin vendimin përfundimtar të arsyetuar.
Nëse kanë pretendime për saktësinë e fakteve të paraqitura në të, mund të përdorin mjetet ligjore në dispozicion.
Lexo edhe
POLITIKE
Protesta e 122-të, aktivisti thirrje studentëve: Ejani në shesh, të rinjtë duhet të bëhen pjesë e revoltës

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

“Profesor, më masakruan notat meqë drejtova protestën e 2018”/ Lush Susaj thirrje kolegëve: Stop presionit! Mos iu ‘lëpini’ partisë...

“Duhet të japim vizionin e Shqipërisë së re”, aktivisti Ilir Xhemalaj: Studentët të bashkohen, të rrëzojmë këtë regjim

Këlliçi takim me strukturat e degës 9 në Tiranë: Edi Rama dhe regjimi i tij janë në fund, por goditjen finale do t’ia japin demokratët...





