Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
E transferoi në burgun e Fierit/ Veliaj kallëzon drejtoreshën e Përgjithshme të Burgjeve, Sadleva Bodo për ... Letra drejtuar GJKKO për prova të reja nga SHBA, Meta: Procesi të zhvillohet me transparencë dhe respektim ... Skandali që rrëzoi perandorin e Nvidia-s/ Bloomberg zbulon orët e fundit të Jensen Huang para dorëheqjes: N... Përmbytet Thethi nga reshjet e dendura, bllokohen banorë dhe turistë nga shembja e gurëve Pas denoncimit në Piranjat News, Bashkia e Lezhës ndërhyn te rruga e spitalit, pastrohet e gjithë zona! Zelensky paralajmëron shkëmbimin më të madh të të burgosurve me Rusinë: Negociatat po japin rezultate konkr... Trump paralajmëron për ndërhyrje ushtarake në Kubë Zidane: Bravo Italia, ne paguam gabimet në mbrojtje! Pak para, pa punë, korrupsion kudo/ Gazeta gjermane: Çdo ditë të rinjtë kërkojnë largimin e Ramës Tirana “po mbytet” në beton, gjelbërimi mbetet në hije Pep Guardiola gati për lëvizjen surprizë, mund të marrë drejtimin e SHBA I dënuar në Itali për përdhu*im, arrestohet 64-vjeçari
POLITIKE

Protesta e 122-të, aktivisti thirrje studentëve: Ejani në shesh, të rinjtë duhet të bëhen pjesë e revoltës

P
Piranjat29 September 2026, 20:23 · 3 min lexim
Protesta e 122-të, aktivisti thirrje studentëve: Ejani në shesh,

Aktivisti Ilir Xhemalaj u bëri thirrje të rinjve dhe veçanërisht studentëve që t’i bashkohen protestës, duke deklaruar se pjesëmarrja e tyre është e nevojshme për të sjellë ndryshim në vend.

Duke folur gjatë protestës së 122-të, Xhemalaj solli si shembull protestat studentore në Francë dhe ngriti pyetjen se përse studentët shqiptarë nuk janë bërë ende pjesë e tubimit.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës, ndërsa akuzoi qeverinë për korrupsion dhe kërkoi largimin e saj.

Sipas aktivistit, protesta deri më tani ka ngritur problematikat me të cilat përballen qytetarët, por tashmë, sipas tij, duhet të paraqitet edhe një vizion për atë që ai e cilësoi si “Shqipëria e re”.

“Në një vend si Franca ku këta studentë kanë çdo gjë të siguruar dhe askush nuk u lejon të largohen nga vendi ata sërish ngrihen Këtu përse nuk kanë dalë studentët akoma. Lë të vijnë ky shesh është për ata…Ndaj ftesa ime sot është për të gjithë ata shqiptarë që kanë në vena gjak shqiptari të vijë këtu dhe të rrëzojmë këtë qeveri të korruptuar.

Kjo protestë i ka thënë hallet e shqiptarëve, por ne duhet të japim vizionin e Shqipërisë së re, e një Shqipërie të lirë, të lirë nga korrupsioni nga padrejtësitë dhe nga çdo kërcënim që bëhet për një vend punë…Ku familjet të kenë të drejtë të kenë shtëpinë e tyre. Do të ju bëja thirrje të gjithëve të mos e lëmë këtë shesh.

Ky kryeministër që është sot në detyrë ka frikë. Po të ishte trim do të jepte dorëheqjen dhe do përballej me drejtësinë. Por herët apo vonë ka për të qenë para bankës së të akuzuarve dhe do të japë llogari për çdo akt tradhtie. Dhe akti më i madh i tradhtisë është shpopullimi”, tha ai.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.